Emisioni ‘Esencë’ nis sot në darkë në 23:00, nën drejtimin e Eljan Taninit

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte gazetari dhe moderatori i njohur Eljan Tanini, i cili prezantoi rikthimin e emisionit “Esencë” që nis transmetimin sot në mbrëmje, në orën 23:00.

”Së pari dua të falenderoj drejtuesit e Report TV që më besuan këtë format që kam kaq kohë që e mendoja dhe që e bëj me shumë dëshirë” e nis kështu rrëfimin gazetari Eljan Tanini, duke vazhduar se thelbi i programit do të jetë nostalgjia, e shkuara dhe historia e Shqipërisë me fakte dhe rrëfime.   

Në formim Eljani është një artist shumëdimensional që herë pas here ka sjellë për audiencën formate dhe histori të bukura të së shkuarës së Shqipërisë.

”Për Esencën ka shumë punë hulumtuese dhe kam vendosur që të ndjek personalisht të gjitha hallkat e programit, pasi falë përvojës time 15 vjeçare në media, kam arritur pjekurinë për të realizuar diçka shumë profesionale në logon e Report TV” u shpreh Eljani teksa u pyet për emisionin.

“Në puntatën e parë kam një temë që në gjykimin tim ka shumë interes, pikërisht xhirot e bulevardit kur njerëzit socializoheshin dhe krijonin edhe lidhje me njëri-tjetrin” shtoi më pas ai.

”Sot në mbrëmje do kem të ftuar tre personazhe të veçantë siç janë: Mimoza Balla, një shefe kuzhinë ekselente, Adhurim Demiri dhe Armand Xhuli-n, tre personazhe që kanë kujtime të bukura nga xhiroja e famshme” shtoi Eljani në studio, duke na siguruar se do të sjellë në format gjëra shumë ekskluzive që njerëzit kanë nostalgji dhe i duan.

”Po e them tek ju ekskluzivisht, do kem në vazhdim në studio dhe materialin që është punuar shtatorja e Enver Hoxhës, si dhe shumë personazhe interesante të kohës” shtoi ai. Më pas Tanini u ndal tek lidhja e veçantë që ka me jelekun dhe sesi kur ishte i vogël, kishte patur një jelek të qepur nga gjyshja e tij, si për të treguar se ai ka një lidhje të veçantë me nostalgjinë. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim përpara ekranit të Report TV, çdo të martë dhe të premte në orën 23:00 për t’u zhytur në nostalgjinë e dikurshme të moderuar nga moderator me shpirt artisti, Eljan Tanini.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor