Emisioni i RAI 3, Salianji në '5 Pyetjet': Dëmton imazhin e vendit, qeveria Rama turp për Shqipërinë! Muça: Qëllimi të godasin Melonin

TIRANË- Episodi i dytë i emisionit Report në Rai 3 për Shqipërinë ka nxitur debate mes të ftuarve në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Deputeti demokrat Ervin Salianji tha për gazetarin Ilir Babaramo se marrëveshja me Italinë për emigrantët dëmton imazhin e Shqipërisë dhe e paraqet atë si një vend i botës së tretë.

Salianji shprehet se qeveria Rama është një turp për Shqipërinë dhe se sipas tij, emisioni nuk do të sulmojë kryeministrin por krimi në Shqipëri po shqetëson dhe vendet evropiane çka po pasqyrohet dhe në media.

"Sot kishte te gazeta Bild. Sulmet ndaj qeverisë së Ramës, raportimet në mediat prestigjioze kanë nisur për shkak të shqetësimit që sjell kriminaliteti i asaj që ndodh në Shqipëri, që eksportohet më pas në vendet e BE.  E përcakton Durrësin si qendër tranziti për trafikun e drogërave e të forta, e përcakton Shqipërinë si vend burimi për kanabisin, vend tranziti për trafikun e qenieve njerëzore. Në një vend normal kur jep dorëheqjen një qeveri. Nëse do ishim në një demokraci në zhvillim, a mban përgjegjësi qeveria për gjithë atë që ndodh", tha Salianji për Report Tv. 

Por, juristi Kreshnik Spahiu thotë se qëllimi kryesor i këtyre dy episodeve të RAI 3 për Shqipërinë është cenimi i marrëdhënieve të Shqipërisë me Italinë.

"K9a arsye politike, për të cenuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë. Të lidhe faktin e Luftar Hysës me marrëveshjen e emigrantëve në Lezhë, ku e gjen lidhjen shkakësore që Shqipëria është e korruptuar", tha Spahiu. 

Nga ana tjetër, gazetari Flogert Muça tha se qëllimi i RAI nuk është Shqipëria, por lufta politike me Melonin. Ndërsa hoshi akuza kundrejt Rithemelimit se ka gatuar 'brumin' për emisionin e RAI. 

Qëllimi është i qartë, nuk është Shqipëria. Lufta politike me Melonin. Ata kanë ndërtuar një narrativë. Nuk është as zi si thonë ata, as qelibar si thotë Rama. Ata thonë që kostot janë të larta për emigrantët, problemin nuk e zgjidh dhe është lidhur marrëveshja me një vend të kapur nga krimi”, tha Muça.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
REPLIKAT/ Muça akuza Salianjit: Ju e gatuat brumin për RAI! Deputeti: S’ka lidhje! Gazetari: Pse e keni kompleks?

 

Gazetari Flogert Muça i ftuar bë emisionin 5 pyetjet nga Babaramo akuzoi Rithemelimin se ka gatuar ‘brumin’ për emisionin Report në RAI 3, i cili ka publikuar 2 episode për Shqipërinë. Deputeti demokrat Ervin Salianji hodhi poshtë akuzat.

Flogert Muça: Që jeni ju i gjithë brumi që ka gatuar RAI.

Ervin Salianji: S’ka lidhje

Flogert Muça: E ke te Syri, jep intervista vetëm atje.

Ervin Salianji: Ca t’iu them unë, vetëm ai merr. Vetëm ai krijon hapësire.

Flogert Muça: Ti e di që unë e di që ti e di.

Ervin Salianji: Hajde ta themi edhe këtë, e vetmja media që krijon hapësirë. Hajde ti shkruajmë

Flogert Muça: Ca turpi është ta kesh ndihmuar, këtë kompleksin se di

Ervin Salianji: Këtu mediat janë të kapura.

Flogert Muça: Janë të kapura dhe ti vjen këtu, kudo dhe thua gjithçka.

Ora 22:44
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Salianji në ‘5 Pyetjet’: Dëmton imazhin e Shqipërisë, e paraqet si vend i botës së tretë

 

Deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ me gazetarin Ilir Babaramo thotë se marrëveshja me Italinë për emigrantët dëmton imazhin e Shqipërisë. Salianji tha se e paraqet Shqipërinë si një vend të botës së tretë, pasi qëllimi kryesor i marrëveshjes është dekurajimi i emigrantëve me qëllim që të mos nisen drejt Italisë pasi do përfundojnë në një vend si Shqipëria.

“Ne s’kemi bërë akuzë që është marrëveshje kurruptive. Atë që thoshte gazetari italian thoshte që e ka marrë tenderi me fond limit, një kompani pulieze me pronar i dënuar për falsifikim po për punë tenderësh. Pritet në nëntor të shohim nëse do mbyllet. Mund të jetë një element progandistik, duke u përdor si gogol. Po qe se niseni për Itali do përfundoni në Shqipëri. Elementi më i rëndësishëm i këtyre marrëveshjeve është dekurajimi, Italia të thotë po u nise për Itali do përfundosh në Shqipëri, është dëmtim i imazhit si vendi botë së tretë. Qëllimi është që t’iu thuhet emigrantëve afrikanë mos u nisni se do përfundoni këtu.

Ora 22:03
Gazetari Flamur Vezaj për ‘5 Pyetjet’: Martinaj historikisht ka mbështetur PD, politika në të gjitha krahët e përfshirë me krimin

Gazetari Flamur Vezaj i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv thotë se politika është e lidhur dhe e përfshirë me krimin, si majtas edhe djathtas. Për gazetarin Ilir Babaramo, gazetari Vezaj tha se Ervis Martianj ka mbështetur historikisht të djathtën, ndërsa thotë se edhe Rama ka lidhjet me grupet kriminale.

“Në Shqipëri ato që tha RAI nuk është se nuk diheshin. Nuk mendoj se Shqipëria është narko shtet. Disa fakte qëndrojnë, si në Tiranë ka ndërtime që bëjnë kompani të lidhura me trafikantë të drogës. Janë 350 zyrtarë që kanë rezultuar të dënuar jashtë Shqipërisë dhe kanë qenë të emëruar dhe promovuar nga mazhoranca aktuale. Ke 8 deputetë të larguar që janë të dënuar. E dimë lidhjen me Arben Ndokën, Ndrecat, Avdulajt janë me fotografi të tëra me Vangjush Dakon.

Fakti që të gjithë këta rezultojnë të përfshira me zotin Rama dhe zyrtarë të tjerë s’do të thotë që jemi narko shtet. Por që ka individë të caktuar, qoftë edhe Rama që takon, kjo vjen se s’bën verifikime paraprake, për të marrë informacion. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që ti një kryeministër e takon me një mesazh celulari dhe e pret pa  e verifikuar. Qeveria nuk është narko shtet, por ka lidhje me personazhe që janë të implikuar në trafikun e drogës, kjo është thënë e stërthënë.

Martinaj ka mbështetur historikisht PD, politika në të gjitha krahët është e përfshirë. Rama dhe mazhoranca e sotme ka futur 8 deputetë të dënuar. Mazhoranca është më e theksuar në të gjitha rastet në përfshirjen me grupet kriminale”, tha Flamur Vezaj në Report Tv.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/06/2024 02:02

    Por ama ka te drejte.E thone te gjithe me vende si Shqiperia te behen marreveshje te tilla.E kush jane /vende te tilla/? Turqia,Kosova,Ruanda,Meksika e ndonje tjeter,tamam /vende te botes se trete/!

    Përgjigju
  • Pena: 03/06/2024 23:29

    Salianji ky ordiner te mbyll hallet e veta me drejtesine dhe pastaj te bilbisoj neper studio t e opozites Nongrata.

    Përgjigju
  • Besi: 03/06/2024 22:15

    Martinaj ka mbeshtetur historikisht vetem veten derisa ia holli edhe Elvis Doci dhe Dukajve u kishte 1 milion euro borxh me aktivitetin e tij ne Lac. Shiheni me teper si nje padrino te Lacit ku te gjithe e kerkonin ti bejne be. Kjo vertetohet si ne rastin e Eduart Lamaj edhe ne ate te Gjin Ndojit ne menyre te deshperuar per dy muaj duke iu vardisur sa te lotoja sa tek hoteli ne Lac dhe Ylli Brahimit se nuk ishte i pabese. Po Martinaj i kishte lidhjet ta fuste ne sherr me Licet per vrasjen e Bardhit rametli duke shtrenguar Bajrin te flase per episodin me Durimin

    Përgjigju
  • Pjeter: 03/06/2024 21:50

    Ne radhe te pare ky mamluku duhet marre per bithe e cuar ne sallen e gjyqit, te behet e mundur te kryet seanca gjyqesore ne ngarkim te tij,pastaj te dali e te flasi per turpin e shqiptareve!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë