Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës, Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës

Pianisti, kompozitori dhe instrumentisti multi-dimensional shkodran Robert Bisha solli buzë liqenit të Shkodrës një koncert ndryshe.

Duke ndërthurur muzikën e oborreve të Shkodrës, Zadrimës, muzikën e lashtë bluz, ritmet ballkanike dhe lindjes së mesme, me artizantatin, turistë e qytetarë përjetuan një mbrëmje magjike.

Një piano dhe dy artizane që këndojnë këngë autentike teksa punojnë në tezgjah, dhuruan emocione. Për artistin Bisha, ky aktivitet ishte një provojë unike.

“Termi bio është terminologji shumë e madhe sot. E ka thelbin tek Bio. Është një situatë shumë dimensionale. Piano, tezgjah. Provojë në vete. Natyrisht. Një eksperiencë unike me performuar me gra që dinë këndimin autentik. Nuk janë as këngëtare sepse pak më interesojnë këngëtaret. Janë autentike. Gjithashtu solla një copë të jetës në shtëpi. Pjesa e koncerti është shumë dimensionale”, tha muzikanti Bisha”, tha kompozitori, Robert Bisha.

Ky koncert i pianistit Bisha erdhi në kuadër të “Ditës së Liqenit”, ndërsa u shoqërua edhe me një sërë aktivitetesh të tjera dhe panairin e produkteve të zonës, si një mënyrë e mirë për promovimin e tyre.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut