Big Brother Vip pas 136 ditësh ka sjellë padyshim emocione, debate të shumta por më e rëndësishmja një sukses të merituar. Mes një beteje të vështirë, një përballje ‘titanësh’ publiku sot vendosi që të kurorëzonte si fitues të spektaklit më të ndjekur të momentit mes dy finalistëve, balerinin Ilir Shaqiri.

Katër finalistët, përveç mijëra fansave, fituan 10 mijë euro, ndërsa fituesi, i zgjedhur nga votat e publikut merr 100 mijë euro.