Apple ka paralajmëruar emoji të reja këtë vit, ku pjesë do të jetë edhe ajo me maskë duke u përshtatur me situatën e COVID-19 që ka prekur gjithë botën. Maska është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme dhe nuk është çudi që ta gjejmë edhe në aplikacione të ndryshme, të cilat përdoren për të komunikuar me të tjerët.
Gjithashtu për të gjithë ata që 'përtojnë' të shkruajnë dhe parapëlqejnë të dërgojnë figura, pjesë e listët do të jenë edhe Ninja, Boomerang, Piñata dhe Bubble Tea. Pjesë e vitit 2020 do të jetë edhe emoji për mushkëri, nisur edhe nga situata e pandemisë, pasi COVID-19 prek më shumë aparatin e frymëkëmbimit ku kryesore është mushkëria.