Zbardhet lista e emrave për KED, Marku: Kriteret i plotësoj vetëm unë dhe Fatjona Memçaj

TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme, Arta Marku ka dorëzuar në Presidencë dy lista për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi: një listë me emrin e saj dhe prokurores Fatjona Memcaj, që i plotëson të gjitha kriteret për t'u bërë pjesë e shortit. Dhe një tjetër me 37 prokurorë që sipas Markut, plotësojnë të gjitha kriteret e tjera, por nuk kanë shkollën e magjistraturës.

Në listën e dorëzuar, Gjykata Kushtetuese ka depozituar dy emra automatikë. Bëhet fjalë për gjykatësit Bashkim Dedja dhe gjyqtaren Vitore Tusha. Nga Gjykata e Lartë, Xhezair Zaganjori nuk e ka dërguar emrin e tij por ka depozituar vetëm Ardian Dvoranin, Medi Bicin dhe Edmond Islamajn.

Ndërsa dy anëtarët e propozuar nga Gjykata e Lartë janë në konflikt interesi sepse kanë kandiduar për në Gjykatën Kushtetuese. Sa i përket Këshillit të Lartë në Drejtësisë, nga radhët e tyre nuk është dërguar asnjë kandidaturë.

Presidenti Ilir Meta ka afat të hedhë shortin për KED e tretë deri më 5 dhjetor, por burime të Report Tv bëjnë me dije se shorti nuk do të hidhet as këtë vit, ashtu siç ndodhi në 2017 pasi nuk është ngritur ende KLGJ dhe KLP.

Shorti pritet të hidhet në Kuvend pas 5 dhjetorit dhe puna e parë që KED do të kryejë është plotësimi i pesë vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

LISTA E KED-së

GJYKATA KUSHTETUESE

Bashkim Dedja Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Vitore Tusha Anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e propozuar për Kryetare e KLSH

GJYKATA E LARTË

Edmond Islamaj Anëtar i Gjykatës së Lartë, në proces rigjykimi nga Kolegji i Pavarur i Apelimit
Ardian Dvorani Anëtar i Gjykatës së Lartë
Medi Bici Anëtar i Gjykatës së Lartë

PROKURORIA

Arta Marku Kryeprokurore e Përkohshme e Prokurorisë së Përgjithshme.
Fatjona Memcaj Prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Adnand Kosova Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Adnand Xholi Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Alfred Progonati Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Alma Muça Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme
Anila Leka Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Arben Kraja Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Arqile Koca Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Artur Selmani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Bilbil Mete Prokuror në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë
Kostaq Beluri Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Kujtim Luli Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Petrit Fusha Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Ramadan Troci Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ngeli në Vetting
Sokol Stojani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Thoma Jano Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Artan Bajrami Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda
Bujar Sheshi Prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda
Altin Dumani Prokuroria e Apelit Tiranë
Arben Qosja Prokuroria e Apelit Tiranë
Dritan Peka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Edmond Hyka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Genti Xholi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Nezir Gjoka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Ferdinand Elezi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës
Ludovik Dodaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës
Moisi Duda Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës
Altin Binaj Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë
Henrik Haxhiraj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë
Kleanthi Zeka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë
Pelivan Malaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë
Alfred Agolli Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër
Gjon Fusha Prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër
Irma Balili Prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë
Rozeta Qirjaqi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë
Arben Dollapaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Shkodër
Brahim Dragjoshi Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Shkodër
Elvin Gjokaj Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë