Qeveria ka miratuar vendimin për dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për një sërë personalitetesh të shquara të artit, kulturës dhe sportit shqiptar, në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre në jetën publike dhe shoqërore të vendit.

Sipas vendimit, përfituesit do të marrin shtesë pensioni në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

“Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social”, thuhet ne VKM.

Mes personaliteteve që përfitojnë janë mes aktori Agim Bajko, legjenda e futbollit shqiptar dhe ish-sulmuesi i Tiranës dhe Kombëtares Agustin Kola, ish-basketbollistja Aishe Stari, aktorja e humorit Edera Alibegaj, aktori i humorit Kosta Kamberi, peshëngritësi Leonard Toska, regjisori Nikolin Gurakuqi, si dhe personalitetet e tjera si Kostandin Shkurti, Kujtim Vorpsi, Rapo Tao, Shegushe Bebeti, Vasillaq Ruci dhe Virxhil Karaja.

Lista e plotë e personaliteteve që përfitojnë pension të posaçëm: 
Agim Nuri Bajko
Agustin Pjetër Kola
Aishe Daut Stari
Edera Kabil Alibegaj
Kostandin Aleko Kamberi
Kostandin Llazar Shkurti
Kujtim Rexhep Vorpsi
Leonard Sifi Toska
Nikolin Luigj Gurakuqi
Rapo Selman Tao
Shegushe Hysni Bebeti
Vasillaq Thoma Ruci
Virxhil Athanas Karaja