EMRAT/ Tragjedi në Maqedoni! Dy vëllezërit shqiptar vdesin pasi i zuri dheu poshtë

EMRAT/ Tragjedi në Maqedoni! Dy vëllezërit shqiptar vdesin pasi i zuri dheu poshtë

Një tragjedi me dy viktima dhe një të plagosur ka ndodhur në Çair të Maqedonisë gjatë punimeve për hapjen e një kanali i cili u shemb dhe zuri poshtë tre personat.

Mësohet se viktimat janë vëllezërit shqiptarë, Mensur Mustafa dhe Abdulkerim Mustafa, respektivisht 26 dhe 28 vjeç. Ndërsa i plagosur ka mbetur një 54-vjeçar që është nxjerrë në gjendje të rëndë nga dheu.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ndërsa trupat e viktimave janë nxjerrë vetëm pas disa orësh gërmimesh.

Të parët që kanë tentuar të shpëtojnë dy vëllezërit ka qënë babai i tyre që po ashtu punonte aty, së bashku me banorët në zonë. Fatkeqësisht për dy vëllezërit ishte tepër vonë.

"Kur arritëm në vendin e ngjarjes, na thanë se dy persona janë të vdekur për këtë shkak edhe më shumë rëndësi i dhamë njërit i cili ishte ende i gjallë dhe për fat të mirë arritën që ta nxjerrim në bashkëpunim me disa qytetarë të cilët i kuptonin këta situata. Këto intervenime duan shumë durim, nuk mund të ndërmerr diçka që do ta dëmtojë personin i cili është në rrezik. Duhet durim. Ju vetë e vërejtët se vetë qytetarët bëjnë panik por kemi eksperiencë dhe në bashkëpunim me disa qytetarë ia dolëm”-tha Nuredin Mustafa, komandant në Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

‘Lutem të jetë e gjatë dita dhe e shkurtër jeta’/ Flutura Açka ndan mesazhin e ndjerë për mungesën e të birit

‘Lutem të jetë e gjatë dita dhe e shkurtër jeta’/ Flutura Açka ndan mesazhin e ndjerë për mungesën e të birit