Interpol Tirana brenda 24 orëve të fundit ka ekstraduar tre shtetas shqiptarë të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i të dënuarit, shtetasit shqiptar, Ilir Kapllanaj, 49 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor e ka dënuar me 23 vjet burg për veprën penale, "Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim ".
Shtetasi në fjalë, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në 25 Shkurt 2000, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin G.L, banues në Patos.
Po si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë i shtetasit G.L, 28 vjeç, banues në Tropojë.
Shtetasi G.L, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, duke ushtruar dhunë fizike, kryer në bashkëpunim”. Po këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar shtetasin G.L , me 4 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim".
Gjithashtu falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën/Itali, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit R. R., 54 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi R. R. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale "Grupit të Strukturuar Kriminal" dhe “Kultivimit të bimëve narkotike".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11349
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafikonte armë për grupet kriminale, arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja! Tentoi të arratisej nga hoteli i ishullit ku qëndronte (EMRI+FOTOT)
27 Janar, 10:00
-
Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj! U dënua me burg përjetë për vrasjen e Elton Çiços në ish-Bllok më 2016! Nëntë vite në arrati
3 Janar, 10:57
-
Interpoli sjell në pranga nga Greqia të kërkuarin për trafik klandestinësh në Angli! I jep Turqisë 50-vjeçarin Akman, i dënuar me mbi 17 vite burg për trafik droge (EMRAT)
2 Dhjetor 2024, 15:41
-
Kapet 30 vjeçari nga Mali i Zi në Muriqan! Do ekstradohet në Francë pasi akuzohet për përdhunim dhe kryerje marrëdhenie seksuale me të mitur
29 Nëntor 2024, 11:45
-
Interpoli e kërkonte për trafik droge, kapet në Portin e Durrësit 41-vjeçari gjerman me pasaportë false! Përdori ngjashmërinë me një person tjetër, do ekstradohet
28 Tetor 2024, 10:20
-
Interpol Tirana e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 4 akuza, kapet i fshehur në Itali 30-vjeçari shqiptar! Nga evazioni fiskal, te mashtrimi e vjedhja
11 Tetor 2024, 22:26
-
EMRI/ 'Para drejtësisë', Suedia sjell në pranga 34-vjeçarin me dy identitete, akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe trafik klandestinësh me skaf
28 Shtator 2024, 10:50
-
Itali/ Kërkohej nga Interpol Tirana për rrëmbim me qëllim dhënien e dëshmisë së rreme, arrestohet 34-vjeçari shqiptar! U kap teksa hynte në lokal, pritet ekstradimi
25 Shtator 2024, 14:51
-
EMRAT/ Të kërkuar për krime të rënda, Italia sjell të akuzuarin për drogë, Tirana i nis të dënuarin për grabitje me armë
21 Shtator 2024, 10:48
-
EMRI/ Trafikoi me skaf klandestinë drejt Italisë më 2020-2021, Gjeorgjia sjell në pranga turkun e kërkuar nga drejtësia shqiptare
3 Shtator 2024, 10:16
-
U kap bashkë me Laert Haxhiun në Greqi, Interpoli sjell në pranga Firdeus Berberin! Plagosi djalin e biznesmenit në vitin 2022 në Pogradec
21 Gusht 2024, 13:22
-
Dhunoi dhe i dogji makinën ish të dashurës, i rrahu partnerin, 30 vjeçari i kërkuar në Itali arrestohet në Laç! Do ekstradohet (EMRI)
31 Maj 2024, 09:31