Alibeaj kërkesë për interpelancë urgjente me Ramën: Të japë llogari për takimet me zyrtarin e FBI dhe a qëndron ai pas historisë me rublat ruse

TIRANË- Opozita duket se nuk do të ndalet vetëm me deklarata politike, por do t’i kërkojnë ‘llogari’ kreut të qeverisë sa i takon takimeve me ish-zyrtarin e FBI-së Charles Mc Gonigal. Deputetët e grupit të Enkelejd Alibeajt kanë depozituar ditën e djeshme në Kuvend një kërkesë për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për të folur mbi takimet me McGonigal.

Në kërkesën e depozituar, të cilën Report Tv e disponon, thuhet se kryeministri Rama duhet të shpjegojë katër takimet që ka zhvilluar me zyrtarin e FBI-së dhe kush janë personat që kanë qenë të pranishëm. Sipas Alibeajt, akt-akuza e publikuar nga drejtësia amerikane dëshmon se personat e përfshirë në këtë çështje kishin si qëllim të sajonin historinë e rublave ruse, të favorizohej Agron Neza dhe Dorian Duçka për të përfituar licenca koncesionare në sektorin e naftës, si edhe që zyrtari i FBI-së të merrte 225 mijë eurot dhe të përfitonte në biznes.

Alibeaj ka ngritur disa pyetje për të cilat duhet të përgjigjet kryeministri Edi Rama, mes tyre të jepet një përgjigje sesi ish-zyrtari i FBI-së mori 225 mijë eurot pas takimit me Ramën, në cilën cilësi e ka takuar McGonigals, si person privat apo të dërguar nga FBI. Alibeaj ngre pyetjen se cila është marrëdhënia e Ramës me Dorian Duçkën dhe përse u është dhënë një koncesionin nafte një kompanie të lidhur me Neza dhe McGonigal. Kreu i grupit të PD-së kërkon shpjegime përse qeveria shqiptare i ka dhënë koncesione dhe statusin e investitorit strategjik oligarkut rus, Oleg Deripaska, pas vendosjes nën sanksione amerikane.

Më herët një reagim për këtë çështje e ka pasur edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila thotë se shqiptarët duhet të dinë lidhjet që ka Rama me Mcgonigal. 

Kjo kërkesë e Alibeajt vjen pas debateve të shumta që u zhvilluan në Kuvend për takimet e Ramës me McGonigal. Opozita ka akuzuar në bllok Ramën se ka lobuar përmes zyrtarit të FBI-së kundër saj. Alibeaj kërkoi që të futej në rend dite diskutimet për takimet e Ramës me zyrtarin e FBI-së, por kërkesa u rrëzua.Kështu që ai dorëzoi një kërkesë për interpelancë. Ndërkohë, që nuk u pranua as kërkesa e grupit të Sali Berishës për mocion me debat. Kjo krijoi kaos në Kuvend, pasi Sali Berisha bllokoi foltoren dhe u përjashtua nga Kuvendi, ndërsa senaca u mbyll pa diskutime.

Mungesën e Ramës në seancën e kaluar, opozita e komentoi duke thënë se ka frikë të flasë për lidhjet me McGonigal. Ndërkohë që Nuk dihet nëse Edi Rama do të marrë pjesë në interpelancën e kërkuar nga Alibeaj, apo do t’ia delegojë atë një anëtari të kabinetit qeveritar. Vetë Rama ka pranuar se e ka takuar ish-zyrtarin e FBI-së, teksa ka theksuar se nuk ka as ai dhe asnjë person nga qeveria s’ka lidhje me hetimin në SHBA.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Kërkesa e plotë

Ditën e marte, datë 24 Janar 2023, jemi njohur me akt-padinë e Jurisë së Madhe të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022, për cështjen penale Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Charles F. McGonigal, ndaj të cilit rëndojnë akuzat penale për fshehje të të ardhurave, deklarime të rreme dhe falsifikim dokumentesh apo të dhënash.

Në përmbajtje të kësaj akt-padie përshkruhen disa veprimtari të kryera nga shtetas shqiptarë, përfshirë Z. Edi Rama, me detyrë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Z. Agron Neza, mik i Kryeministrit dhe Z. Dorian Ducka, këshilltar jozyrtar i Kryeministrit. Konkretisht, sipas të dhënave të akt-padisë, Z. Neza i ka paguar ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së, Z. McGonigal shumën prej 225.000 dollarë, me qëllim ky të ushtronte autoritetin e tij për të filluar një cështje penale ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike. Informacionet dhe të dhënat janë ofruar nga zyra e Kryeministrit shqiptar. Ndërkohë, nga të dhënat e akt-padisë rezulton se Z. Neza dhe Z. Ducka kishin interesa të drejtpërdrejta në dhënien e licencave për sektorin e naftës në Shqipëri.

Në mediat shqiptare janë publikuara të dhëna dhe dokumente zyrtare që provojnë se Z. McGonigal dhe Z. Neza janë bërë ortakë të një studio ligjore shqiptare, e cila ishte në pronësi të Z. Shefqet Dizdari. Ky i fundit rezulton që në vitin 2018, nëpërmjet kompanisë së tij “TransOil Group” sh.a., më pas “TerraOil Sëiss” sh.a., të ketë përfituar koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë. Referuar vendimit nr. 781, datë 27.06.2019 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, rezulton se përzgjedhja e kësaj kompanie është kryer nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tendera, duke i sjellë Buxhetit të Shtetit një dëm të përllogaritur në vlerën 300 milionë dollarë.

Faktet dhe provat e mësipërme dëshmojnë qartë se personat e përfshirë kishin tre qëllime: (i) Për Kryeministrin Edi Rama, fillimi i një cështjeje penale për lobistin amerikan të angazhuar nga Partia Demokratike; e cila më pas do të shërbente për fillimin e një hetimi penal nga autoritetet shqiptare; (ii) Për Agron Nezën dhe Dorian Duckën, përfitimi i licencave koncesionare në sektorin e naftës; dhe (iii) Për agjentin McGonigal, përfitimi i shumës 225.000 dollarë dhe të tjera fitime nga bizneset në Shqipëri. Të tre këto qëllime janë realizuar nëpërmjet mjeteve të paligjshme.

Në këto kushte ngrihen disa pyetje, të cilave deri më tani Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’u japë përgjigje: (i) Kush janë personat, të cilët kanë qenë në katër takimet, e cituara në akt-padi? (ii) Cfarë është diskutuar gjatë këtyre takimeve? (iii) Si e takoi Kryeministri, zyrtarin e lartë të FBI-së, si një person privat që kishte ardhur jashtë funksionit apo si një person i dërguar nga FBI? (iv) Nëse e ka takuar si person privat, përse ka diskutuar me të cështje që lidhen me koncesionet e naftës? (v) A ka qenë pjesë e këtyre bisedimeve sulmi i stisur ndaj Partisë Demokratike për financime ruse? (vi) Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjentit të FBI-së i janë paguar 225.000 dollarë? (vii) Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjenti i FBI-së inicion hetimin penal për lobistin amerikan të Partisë Demokratike? (viii) A mundet Kryeministri të provojë se Agron Neza nuk ka vepruar i porositur prej tij, kur ka deklaruar se kishte informacion mbi lobistin e Partisë Demokratike, të marrë nga zyra e Kryeministrit shqiptar? (ix) Kush janë funksionarët e zyrës së Kryeministrit që kanë dërguar të dhëna dhe informacione për fillimin e kësaj cështjeje penale? (x) Cili ishte burimi i drejtuesve të Partisë Socialiste që flisnin për një cështje penale ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike, ndërkohë që cështja ishte nën hetim dhe mbulohej nga sekreti hetimor? (xi) Cfarë natyre kanë pasur marrëdhëniet e Kryeministrit me Z. Dorian Ducka? (xii) Cila është arsyeja që ky shtetas është pajisur me pasaportë diplomatike dhe me një email qeveritar, në një kohë që ishte i angazhuar në një aktivitet privat? (xiii) Pse qeveria shqiptare ka shkelur ligjin për t’i dhënë koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse një kompanie të lidhur me Z. Neza dhe Z. McGonigal? (xiv) Pse qeveria shqiptare i ka dhënë koncesione dhe statusin e investitorit strategjik oligarkut rus, Oleg Deripaska, pas vendosjes nën sanksione amerikane?

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me pyetjet e mësipërme, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në mbështetje të nenit 80, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 97, pika 1 e Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin Edi Rama.

Kërkesa e Alibeajt për interpelancë urgjente me Ramën
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Deputetja e PD: Çfarë ndodhi mes Ramës e agjentit të FBI?

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me çështjen ‘McGonigal’, ku ish-zyrtari i FBI-së Charles Mcgonigal akuzohet se ka marrë para ruse.

Në një reagim në ‘Facebook’, Tabaku thekson se se mbi 4 vite shqiptarët janë helmuar me mashtrime se PD është financuar nga rublat ruse, ndërsa ajo pyet se; Shqiptarët kanë nevojë të dinë kush, si dhe çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe agjentit të FBI paguar nga rusët?!

"Buza që flet të vërtetën, qëndron përgjithmonë, kurse gjuha që gënjen vetëm për pak kohë.” (Proverbat 12;19) Për mbi katër vjet, shqiptarët janë helmuar nga mashtrimi se Partia Demokratike është financuar nga rublat ruse. Një njollë e lëshuar nga gojët dashakeqe që nuk kanë lënë shpifje pa drejtuar karshi nesh. Shqiptarët kanë nevojë të dinë kush, si dhe çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe agjentit të FBI paguar nga rusët?! Duan të dinë se si oligarku Putinit përfitoi status investitorit strategjik menjëherë pasi u fut në listën e zezë të SHBA? Shqiptarët duan transparencë për çfarë ka ndodhur me koncesionet që u jepen  oligarkëve rus ndërsa paguhen para korrupsioni për të sulmuar PD", shkruan Tabaku. 

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 28/01/2023 14:30

    Ambasadorja amerikane Yuri Kim duhet te nderhyje menjehere, te shpalle non grata edhe grupin e Alibeajt! Ne fillim u mendua se ishin reformuar duke ecur ne drejtimin e duhur, por po tregojne se jane njelloj me Berishen, madje edhe me te pafytyre!

    Përgjigju
  • iliri: 28/01/2023 14:16

    po do te japi ty llogari se je naj far burri

    Përgjigju
  • Kevi: 28/01/2023 14:04

    Ty ste llogarit askush

    Përgjigju
  • Ari: 28/01/2023 14:03

    Dhe ju jepni llogari per krimet tuaja

    Përgjigju
  • Gesi: 28/01/2023 14:01

    Po te jeoni men ju ca do bej rama

    Përgjigju
  • Oligert: 28/01/2023 13:36

    Kur fol dhe ky kari qe as te partia ver se pjerdh kush

    Përgjigju
  • Armand: 28/01/2023 13:35

    O Aibeaj o zog i vogel ato rublat sikur ishin ktej nga anet tuaja po ftillohu pak se si paske lexu mir porosit e bablokur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati