EMRI/ Kapet 28-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje makinash, më parë ishte dënuar për përdhunim e grabitje

EMRI/ Kapet 28-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje makinash, më parë ishte dënuar për përdhunim e grabitje

TIRANË- 28-vjeçari, Genc Logu ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim dhe ndaj tij ishte dhënë dënimi 4 vjet burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ai në bashkëpunim me tre persona të tjerë kanë vjedhur në zonën e Don Boskos  dhe në rrugën “Artan Lenja” dy automjete.

28-vjeçari rezulton të jetë edhe me parë me precedentë penale. Në maj të viti 2009 ai është akuzuar për përdhunim nga një 16 vjeçare, ndërsa edhe para kësaj ngjarje ai ishte në kërkim për vjedhje.

Ndërsa në vitin 2017 përfundoi në pranga nga policia italiane për interesa të Gjermanisë pasi në këtë shtet ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin