Vrau bashkatdhetarin në Greqi në 2010 dhe trupin ia hodhi në një vend të shkretë, arrestohet pas 14 vitesh Dritan Hoxha

Pas 14 vitesh në arrati është arrestuar Dritan Hoxha, i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij në Greqi, Andon Veshajt në vitin 2010. Hoxha u arrestua një ditë më parë (10 korrik) në Levan në Tepelenë, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes policisë së Tiranës dhe asaj të Gjirokastrës.

Vrasja ka ndodhur në 17 maj në vitin 2010 në zonën e Larisës, në Greqi, ku Dritan Hoxha në bashkëpunim me Besim Besimaj, kanë dhunuar fizikisht Andon Veshaj, i cili si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.

Dy autorët pas vrasjes e kanë futur trupin e viktimës në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur atë në një vend tjetër, të pabanuar, ku është gjetur nga autoritetet policore greke, ditën e nesërme, më datë 18.05.2010.

Pas verifikimit të provave dhe fakteve të grumbulluara gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndaj personit nën hetim Dritan Hoxha, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkëpunim.

‘Në vitin 2017, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, është përcjellë në Prokurorinë e Përgjithshme, kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit në Larisa, Greqi, si dhe dokumentacioni përkatës për ushtrimin e ndjekjes penale në Republikën e Shqipërisë në ngarkim të shtetasit Dritan Hoxha, i shpallur në kërkim nga autoritetet greke, në lidhje me këtë ngjarje.

Më datë 01.11.2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka shpallur moskompetencën në lidhje me procedimin penal nr. 622 të vitit 2017, dhe kalimin e akteve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Në vlerësim të provave dhe fakteve të grumbulluar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr 1734 akti, datë 09.07.2024, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, ndaj personit nën hetim Dritan Hoxha, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 të Kodit Penal.
 
Më datë 10.07.2024, shërbimet policore të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në fazën operacionale, në bashkëpunim dhe me shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe DVP Gjirokastër, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dritan Hoxha, në lagjen “Hoxhaj”, Levan, Tepelenë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë