Plagosje me armë zjarri në Durrës, 50-vjeçari qëllon pistoletë fqinjin pasi u shqetësua nga zhurma (VIDEO)

DURRËS- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme (25 janar) në Durrës në lagjen nr.4. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Gentian Kuqi, 50-vjeç ka plagosur me pistoletë me 2 plumba komshiun e tij Mikel Spirollari, 40-vjeç. Ky i fundit është dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak për plagosjen, thonë burimet, dyshohet se është bërë zhurma që bëhej në banesën e Spirollarit. Fillimisht ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas ka agravuar në përdorimin e armës, e për pasojë ka mbetur i plagosur 40-vjeçari.

Autori Gentian Kuqi, pasi ka plagosur fqinjin është larguar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

'Në lagjen nr 4  në Durrës,  si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi  G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin  M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.  Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë.'- njofton policia.

M.Q./S.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën