Një ndër këngëtaret më të njohura në Sri Lanka, Priyani Jayasinghe, është gjetur e pajetë.
Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e këngëtares, ndërsa vdekja e saj është e mbushur me mister. Familjarët e të ndjerës kanë deklaruar për mediat e huaja se këngëtaren e kanë gjetur të vrarë, ndërsa pranë trupit të saj janë vënë re një palë gërshërë.
I dyshuari kryesor i këtij krimi makabër është bashkëshorti i artistes, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Jayasinghe ishte nënë e dy djemve dhe prej shumë vitesh ishte pjesë e botës së aritit, ndërsa njihej si një ndër këngëtaret më me popullaritet në vendin e saj.
Komento