Sri Lanka sërish vendos gjendjen e jashtëzakonshme

Sri Lanka sërish vendos gjendjen e jashtëzakonshme

Protesta në Sri Lanka

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, në orët e vona të së dielës urdhëroi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, në përpjekje për të parandaluar trazira para votimit të Parlamentit gjatë kësaj jave për zgjedhjen e presidentit të ri. Udhëheqësit e Shri Lankës kanë vendosur disa herë gjendjen e jashtëzakonshme që prej muajit prill kur nisën protestat kundër Qeverisë për shkak të krizës ekonomike dhe mungesës së furnizimeve thelbësore.

“Është e përshtatshme pra që të bëhet në interes të sigurisë publike, mbrojtjes së rendit publik dhe mirëmbajtjes së furnizimeve dhe shërbimeve thelbësore për jetën e komunitetit”, u tha në njoftim.

Wickremesinghe njoftoi për gjendjen e jashtëzakonshme javën e kaluar, pasi presidenti Gotabaya Rajapaksa u largua nga shteti për shkak të protestave kundër Qeverisë së tij, por gjendja e jashtëzakonshme nuk ishte shpallur zyrtarisht.

Rregulloret e mëparshme të gjendjes së jashtëzakonshme janë përdorur për të vendosur ushtrinë në rrugë për të arrestuar njerëzit, për të kontrolluar pronat private dhe për të shtypur protestat. Në kryeqytetin e Sri Lankës, Kolombo, të hënën situata ishte e qetë, pas javësh me protesta masive.

Presidenti Rajapaksa u largua javën e kaluar për në Maldive e më pas në Singapor, pasi qindra-mijëra protestues anti-qeveritar dolën në rrugët e Kolombos dhe uzurpuan zyrat e zyrtarëve qeveritarë.

Kryeministri i Shri Lankës Mahinda Rajapaksa dhe presidenti Gotabaya Rajapaksa gjatë ceremonisë së betimit në Colombo, Sri Lanka, 9 gusht 2020.

Të premten, Parlamenti pranoi dorëheqjen e Rajapaksas dhe pritet që këtë javë të mblidhet për të zgjedhur presidentin e ri. Votimi për presidentin pritet të mbahet të mërkurën, më 20 korrik.

Wickremesinghe, që ka qenë gjashtë herë kryeministër dhe konsiderohet aleat i Rajapaksas, është një nga pretendentët kryesorë për postin e presidentit, por protestuesit kanë thënë se nuk duan që ai të zgjidhet president, duke paralajmëruar protesta dhe trazira nëse ai zgjidhet./ REL

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë