Enca Haxhia nxjerr në pah gjithçka
i ka falur natyra...dhe photoshopi

Enca Haxhia nxjerr në pah gjithçka<br />i ka falur natyra...dhe photoshopi
Enca Haxhia ka postuar një foto në rrjete sociale dhe është bërë PËRSËRI objekt diskutimi, batutash dhe ofendimesh. Për 20-vjeçaren këto nuk janë aspak të habitshme pasi vetë natyra e saj dhe stili i guximshëm, e kanë vendosur jo pak herë në qendër të vëmendjes.

Këtë herë, këngëtarja e "Call Me Goddess" ka pozuar veshur me një bikini provokuese, që jo çdokush do 'merrte përsipër' ta vishte. Edhe pse goxha e kolme e me përmasa të konsiderueshme, Enca nuk ka ngurruar të nxjerrë në pah gjithçka i ka falur natyra...dhe photoshopi.

Komentuesit në rrjete sociale e kanë akuzuar këngëtaren për përdorim të photoshopit, për të holluar belin dhe kushedi për çfarë tjetër. Fakti që ajo ka modifikuar foton nuk do shumë mend për t'u kuptuar, pasi dallohet fare qartë deformimi i dollapit në sfond, por edhe pse ndjekësit kanë paraqitur edhe prova, Enca nuk e ka marrë mundimin ta fshijë apo të komentojë rreth saj.

Me pothuajse 820,000 ndjekës në Instagram, Enca është në luftë me veten për të kapur 1 milionëshin, edhe nëse për ta arritur këtë duhet të diskutohet lart e poshtë...për përdorim photoshopi.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

3/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!