Enca Haxhia: "Baladat janë
një pjesë e shpirtit tim"

Enca Haxhia: "Baladat janë<br />një pjesë e shpirtit tim"
Pasioni për muzikën që në fëmijëri tashmë e ka bërë një divë të vërtetë.

Edhe pse është vetëm 17 vjeçe, Enca Haxhia po dominon mjaft mirë tregun muzikor me zërin dhe perfomancat e saj në skenë.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com” Enca rrëfen sfidën e saj të dytë në zhanrin e baladës me këngën “Ishim ne” me tekst të Olti Currit, e cila do të konkurroj sot në “Top Fest” si dhe projektet e saj në vazhdimësi për dy klipe të cilat po i marrin mjaft kohë.

Më poshtë gjatë intervistës, Enca tregon se baldat për të janë pjesë të shpirtit, edhe pse ajo e gjen vetën më mirë tek këngët ritmike.
 
Pas një viti të mbushur me punë dhe projekte muzikore, këtë herë do të shfaqesh me një baladë në “Top Fest”. Si lindi ideja e këtij projekti muzikor?

Që prej vitit të kaluar deri më tani, së bashku me stafin tim kemi qenë duke punuar shumë për të finalizuar projektet e 2014-ës. Këtë vit kam planifikuar projekte të mëdha dhe pjesëmarrja në “Top Fest” është prezantimi im i parë për këtë vit, pas një viti të suksesshëm që lash pas, përsa i përket arritjeve në muzikë.
 
Është hera e parë që prezantohesh me një këngë baladë?


Në fakt, do të jetë balada ime e dytë. Mua mu propozua kjo këngë dhe më pëlqeu shumë që në momentin e parë. U punua për një kohë të gjatë dhe është e realizuar nga një staf profesionistësh të vërtetë. Ka një atmosferë ndryshe nga këngët e mia të tjera, por besoj se do të pritet shumë mirë.
 
Mendoni se e keni gjetur më shumë veten në baladë sesa në këngët ritmike?

Baladat janë një pjesë e shpirtit tim. Prej kohësh e kisha menduar me dëshirë realizimin e një balade të re këtë vit, por të them të vërtetën Enca si artiste dhe si natyrë i përket këngëve ritmike.  
 
Përveç këngës ju se shpejti do të sillni dhe klipin tuaj më të ri. Na tregoni disa detaje rreth bashkëpunëtorëve dhe realizimit të klipit?

Pas baladës, kam disa klipe të tjera për të cilat ende nuk mund të flas shumë konkretisht, por për këto projekte jam më entuziaste se kurrë! Janë këngë vërtet shumë të bukura dhe bashkëpuntorët me të cilët i kam realizuar janë më të mirët. Siç e theksova, balada që publikohet sot, është vetëm fillimi i vitit me projektet e mëdha!

Shkrimi u botua në numrin e sotëm gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos