Enca Haxhia reagon publikisht për
refuzimin në 'The Voice of Albania'

Enca Haxhia reagon publikisht për<br />refuzimin në 'The Voice of Albania'
Enca Haxhia mund të konsiderohet si ‘fenomen’ në muzikën shqiptare, me mijëra ndjekës në rrjete sociale dhe miliona klikime në të gjitha këngët e saj, që janë kthyer në hite brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë.

Por shkallët e karrierës nuk janë të thjeshta për t’u ngjitur, aq më tepër për vajzat e reja që aspirojnë shumë, por gjejnë shumë pak mbështetje. Siç edhe e ka përmendur më parë në një intervistë për ‘Prive’, 20-vjeçarja ha hasur shumë ‘bërryla’ në fillimet e saj, madje kishte njerëz që nuk tentonin t’i hapnin telefonin.

Po përtej gjithë këtyre shpeshherë në fokus të medias dhe publikut vjen pjesëmarrja e Encës në talent-shoën ‘The Voice of Albania’ dhe refuzimi që iu bë nga paneli i profesionistëve në juri. Mirëpo një ‘refuzim’ nuk mund të ndikoj në karrierën e një artisti e rreth kësaj, Haxhia ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram.

"Starbucks u refuzua nga 242 banka, Walt Disney nuk u përkrah nga 302 investitorë, Harry Potter u refuzua nga shumë publicist...dhe Meryl Streep.. Epo fotoja flet vetë. Unë dikur u refuzova nga një talent shoë (mes shumë pjesëmarrjeve të tjera të suksesshme) e cila në fakt kurrë nuk ndikoi tek unë apo karriera ime. Që e vogël kam dëgjuar dhe lexuar mijëra komente dhe opinione mbi mua, madje jam ndjerë edhe "e sulmuar". Ju nuk e dini se çfarë do të thotë të mos jesh në gjendje të kalosh një ditë në qetësi, të hapësh rrjetet sociale dhe të lexosh qoftë edhe padashje me qindra komente apo lajme mbi ty përditë, apo të përpiqesh t’i bësh të gjithë të lumtur. Pooor...  Në fund të ditës jam duke jetuar ëndrrën time, atë për të cilën kam punuar gjithmonë... nuk kam kohë për urrejtje apo njerëz të vegjël… marr kaq shumë dashuri dhe respekt përditë ndaj s’mund të më interesonte më pak për negativitetin e njerëzve që s’kanë bërë asgjë në jetën e tyre. Kurrë mos e lejoni mendimin e një personi të të definojë ose të ndikojë në dashurinë tënde për veten... Qëndro i Fokusuar dhe ndiq ëndrrat e tua... besoji instiktit tënd... Kalofshi një fundjavë të bukur, qëndroni të fortë dhe të lumtur! Shpresoj që ju kam inspiruar sadopak."

Përmes këtij shkrimi Enca ka reaguar njëherë e mirë publikisht rreth 'refuzimit' të saj të parë, ndërsa ka dhënë një mesazh inspirues për të gjithë ndjekësit, që të mos heqin dorë pavarësisht pengesave që do të hasin. 
enca haxhia
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!