MAQEDONI E VERIUT-Kur kanë kaluar 4 ditë qëkur kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi se do të jepte dorëheqjen, në Kuvend nuk ka mbërritur asnjë kërkesë e tillë.
Kjo ka sjellë reagimin e partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, e cila e quan Zaevin gënjeshtar.
“Zaev ka gënjyer. Vallë Zaevi, njësoj si Filipçe vetëm dëshiron t’i ikë përgjegjësisë dhe amortizon pakënaqësinë e popullatës, që më vonë të thotë se nuk do të tërhiqet”, thuhet në deklaratën e partisë.
“Zaev me veprimin e tij po e shtyn vendin në një situatë të pakëndshme, vetëm e vetëm me çdo çmim të ruajë kolltukun e tij”,vijon deklarata.
Sipas partisë së Mickoskit Zaev nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet, andaj duhet të ikë sa më parë, por jo vetëm ai, e gjithë struktura bashkë me të.
Mendoj qe doreheqja e Zaevit ishte nje lajthitje e castit.Nuk besoj te kem degjuar ne bote,qe nje kryeminister te beje doreheqje sepse humbi zgjedhjet lokale.Nuk eshte as e drejte,as normale.Le te shpresojme qe te kete nderuar mendje,megjithese pas kesaj,imazhi i tij politik ka per t'u dobesuar shume,si para te veteve e aleateve,si para kundershtareve.Njera pale ka per t'a pare si person te dobet,tjetra si mashtrues,qe s'mban fjalen.
Përgjigju