Lulzim Berberi nga Berati ishte student në degën e Informatikës. Një djalë i ri që në atë kohë ishte një frekuentues i rregullt i fesë myslimane ndërsa rregullisht shkonte në xhami. Dëshira e tij ishte të ndiqte studimet jashtë vendit dhe destinacioni ku ai mendohej se mund të kishte mbërritur ishte Malajzia. Familjarëve u kishte pohuar se i kishte dalë një bursë në këtë shtet. Ishte fund i gushtit të vitit 1999 kur Lulzimi pasi kishte prerë një biletë ishte nisur me gjasa drejt Malajzisë. Një javë më pas aim err në telefon familjen. 22 vjeçar në atë kohë ai pohon se kishte mbërritur. Një javë më pas merre sërish në telefon dhe i thotë familjes se I kishte dalë një bursë në Australi dhe do të nisej për atje.
Ditë më pas nga larhimi tij ai telefonon përsëri dhe flet me të vëllanë Bektashin, 12 vjec në atë kohë të cilin e pyet për prindërit dhe motrën dhe asgjë më shumë. Pas telefonatës së tretë me gjasa nga jashte kufijve Lulëzimit nuk iu dëgjoi më zëri. Ai nuk mori më kurrë në telefon. Nga ky moment dhe nga telefonatat dyshuese të bëra nga Lulëzimi, familjarët u detyruar të verifikonin nëse vërtetë Lulëzimit I kishte dalë bursa apo jo. Dhe në fakt rezultoi i rremë pohimi i vazhdueshëm I tij se kishte fituar bursën. Nuk pati një student me emrin Lulzim Berberi që të kishte fituar bursë. Kështu pas zhdukjes së djalit, familja nisi kërkimet në destinacionet që ishin pohuar prej tij më pretendimin se po ndiqte studimet, por asgjë nuk u arrit të mësohej.
Një shok i Lulzimit me të cilin frekuentonin rregullisht xhaminë i pati pohuar vëllait të Lulzimit, Bekteshit se Lulzimi kishte patur një shok amerikan por me origjine nga Pakistani, për të cilin nuk kishte informacione se si ishin njohur, por dinte qe ai ishte nje person i cili kishte vuajtur një dënim ne burgun famëkeq të Guantanamos në Kubë.
Nuk dihet sesi mund të ketë përfunduar atje, por besohet se Lulëzimi ishte nisur drejt Kashmirit, një zonë lifte shumë pranë Pakistanit dhe se ishte shoku i tij amerikan që mund ta ketë ndihmuar.
Rreth viteve 2005-2006 familjareve i vjen një informacion se një djalë me emrin Lulzim Berberi nga Berati ishte plagosur në Kashmir dhe se kërkonte ndihmën e familjarëve.
I panjohur është për familjarët emri i shokut amerikan me origjinë Pakistaneze, ndërsa ata kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare për të mësuar nëse ka patur gjurmë të hyrjeve dhe dakjeve të Lulëzimit nga Shqipëria.
Nuk ka rezultuar asnjë dokument apo firmë që tregon se ky shtetas të jetë larguar nga Shqipëria.