TIRANË- "Do të detyrohemi të zgjedhim pacientët që do të shtrohen në spital", ishte kjo deklarata e kryeministrit britanik, Boris Johnson kur dha lajmin se Britania e Madhe do të futet në karantinë për një muaj!

Një deklaratë të tillë, pak a shumë, e dha në Kuvend edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për të cilën u kryqëzua nga opozita. E kjo nuk ka kaluar pa një reagim. Drejtori i Komunikimit i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha.

"Luli paska me kë të merret nesër...", shkruan Fuga.

Postimi i Endri Fugës


Po çfarë tha ministrja në Kuvend? Kryeministri Edi Rama publikoi videon e plotë, duke thënë se deklarata e saj u nxor nga konteksti.  "Nuk duhet të shkojmë në mbingarkimin e sistemit shëndetësor ndaj masat që jemi duke ndërrmarë sa i përket parandalimit dhe izolimit nëpërmjet testimit dhe gjurmimit, qoftë sa i përket kapaciteteve spitalore shkojnë në këtë drejtim. të frenojmë përhapjen e COVID nëpërmjet respektimit të masave të mundemi të trajtojmë çdo qytetarë në spitalet tona duke mos i lënë asgjë mangët një trajtimi të mirëfilltë siç po ndodh sot, sepse nëse do të kemi një mbingarkesë të spitaleve do të përballemi me vështirësi do të përballemi me zgjedhje se kush do të trajtohet i pari ashtu si kurse vende të zhvilluara janë përballur kur ka pasur flukse të rasteve në spitale".