Ajo që nisi si nisma "Thurje", tashmë mund të konsolidohet në një parti politike. Edhe pse nuk preferoi ta quante parti, drejtuesi i kësaj nisme Endri Shabani në një intervistë për Report Tv deklaroi se këtë të shtunë do të zhvillohet një aktivitet publik ku do shpalosin një plan për zgjedhjet e ardhshme.
Ndër të tjera ai ka shprehur dëshirën për tu angazhuar më shumë në vendimarrje
"Personalisht më pëlqen të flasë për idetë. Këtë të shtunë do të kemi një aktivitet publik ku do shpalosim një plan për pjesën e zgjedhjeve. Ne duam të marrim pjesë në qeverisje dhe këtë e kemi bërë përmes Shoqërisë Civile ndërsa tani do e bëjmë me pjesën e partisë politike. Me Rudina Hajdarin kemi bashkëpunuar në kuadrin e përfaqësueses në Këshillin Politik. Ne kemi menduar që të vazhdojmë këtë bashkëpunim duke parë se si mund të kontribuojë gjithësecili. Kemi vendosur që të mos kemi asnjë person që ka marrë pjesë në qeverisjen e vendit deri më tani. Ka qenë një bashkëpunim mes shoqërisë civile dhe një personi politik. Darka me ambassadoren Yuri Kim ishte një darkë informalitet. Nga jashtë ne nuk po ndryshojmë dot asgjë ndaj duhet që të angazhohemi më shumë në politik. Kanë ndërtuar një sistem që është antidemokratik.
Personalisht kam një neveri për mënyrën se partitë politike veprojnë si çeta ushtrie. Nuk ka për të ndodhur asnjëherë që ne të na përdorin politikisht për të sulmuar njëri-tjetrin. Këtu nuk ka alternativë, pasi në Shqipëri funksionon qeveria më e keqja më e vogël. Këtu nuk ka alternativë. Politika është përfaqësi, parlamenti ka 140 deputetë. Unë besoj që ka shumë qytetarë që nuk përfaqësohen në parlament. Nëse ne arrijmë që qytetarët të kenë një përfaqësi në parlament, edhe në kuadrin e deputetit të opozitës. Nuk do të bashkëpunojmë me asnjë prej partive politike aktuale" - tha Shabani.
Duke folur për organizimin e nismës "Thurje", Shabani deklaroi se nuk do të funksionojë në formën e partive të tjera politike me struktura të ndara por si një grup të rinjsh për të diskutuar idetë e gjithësecilit.
Ai foli dhe për pjesën e financimeve për të cilën tha se janë ambasadat amerikane e zviceriane por edhe kontribute nga qytetarët.
"Ne kemi parë që të rinj të cilët kishin një shpresë për vendin kanë zhgënjyer duke qëndruar nën ndikimin e pushtetit. Të gjithë njerëzit mendojnë se të gjithë që do vijnë do të jenë të njëjtë. Nuk duhet të themi që nuk ka një zgjidhje më të mirë. Pavarësisht këtyre zhgënjimeve, unë besoj që ka hapësirë për të rinj apo njerëz të përgjegjshëm që të angazhohen në politik. Ne nuk kemi në plan që të kemi në formët e partive që kanë filiale. Do të operojmë me grupe të rinjsh ku veprojnë kryesisht online dhe diskutojnë ato idetë që kanë. Organizon si një grup idesh. Për financimin, ne jemi financuar nga disa ambasada të huaja, amerikane dhe zviceriane.
Ne kemi hapur një llogari online që janë futur dhe kanë dhënë kontributin e tyre, mund të shihni të gjithë ata që kanë dhuruar. Ne nuk kemi ndërmend të zëvendësojmë Metën, Bashën apo Ramën. Kemi një vizion të shpalosur. Çfarëdo që të bëjmë, ne nuk mund të konkurrojmë ata që për 30 vite kanë vjedhur shqiptarët. Nuk kemi plan për të ndërtuar strukturat e partive politike. Në fund të ditës ne besojmë që e keqja ka ardhur nga kryetarët e partisë. Nuk kam një numër të plotë të gjithë anëtarëve. Kemi 12 grupe në Shqipëri, 15 grupe në Diasporë. Kemi një platformë online me 2500 pjesëmarrës" - tha Shabani.
Mir se vijne partite e reja sidomos kur kane njerez qe sjane ndare nga partite e vjetra por nqs do filloni koalicione me ujqerit sapo te emeroheni nuk e shihni nje mandat te dyte
PërgjigjuKto kon lujt menc te gjithe. Hajdeni te cohemi te gjithe dhe secili te formoje nga nje parti te re dhe tja cojme gjykates per ti regjistruar , qe te detyrojme gjykaten o ti rregjistroje te gjitha o asnjeren.
Përgjigju