TIRANË - Eneida Tarifa, këngëtarja dhe moderatorja e spektaklit humoristik “Portokalli” është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës. Mësohet se këngëtarja ka shkuar në prokurori për të marë telefonin celular “Iphone 4” të vjedhur pak muaj më parë. Hetimi i prokurorisë ka arritur të identifikojë një person, nëpërmjet numrit të IMEIT të telefonit, prej nga më pas është bërë dhe lokalizimi i personit që e posedonte celularin. Ky person është shoqëruar në polici dhe pas marjes në pyetje, ka rezultuar se ai e kishte blerë telefonin e këngëtares në tregun e zi dhe s’dinte asgjë nese telfoni ishte i vjedhur ose jo.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(aq/shqiptarja.com)












