TIRANË - Problemi i furnizimit me energji elektrike, është një problem i prekshëm për shumë zona të banuara në Shqipëri.
Ende ka familje të cilët janë jashtë sistemit energjitik.
Qendra "Grupimi Ekolëvizja", ka ide interesante për furnizimin me energji të këtyre fshatrave të vetmuar dhe pa mundësi komunikimi. Ajo po zbaton disa projekte për të mbështetur me panele diellore, disa familje anembanë Shqipërisë, që nuk kanë energji ose që kanë probleme të furnizimit me energji elektrike.
Vitin që shkoi, ky grupim ekologjik në bashkëpunim me shoqatën e Hortikulturës Organike "Bioplant Albania" mbështetën me panele diellore disa fshatra në Jug të Shqipërisë si  Saraqinishtin në Komunën Lunxhëri, si dhe në fshatin Qarisht, Librazhd i cili ndodhet pranë Parkut Kombëtar Shebenikë-Jabllanicë.
Si këto shtëpi sot ka me dhjetra nëpër zonat dhe fshatrat e largët të vendit tonë. Ndaj dhe Grupimi Ekolevizja do të vazhdoj ndriçimin e tyre me energji diellore edhe në vazhdim të këtij viti./ATSH/