Energjia, 10 në pranga, ndërpriten
lidhjet për 1105 abonentë debitorë

Policia e Shtetit dhe grupe nga OSHEE kanë vazhduar punën për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike .

Në  të gjithë vendin gjatë  ditës së sotme  kanë vepruar  76 grupe të përbashkëta  Polici–OSHEE, ndërsa janë kryer 1.567  kontrolle   të përbashkëta. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 20 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  20 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë  10 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë  shpallur në kërkim  6 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 4 autorë.
 
Gjithashtu janë ndërprerë 1.105 lidhje të abonentëve debitorë dhe 20 lidhje të paligjshme si dhe janë kontrolluar 61 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove