Enti Rregullator i Energjisë ka lënë në fuqi deri në fund të këtij viti çmimet për familjarët e bizneset, si dhe tarifat me të cilat operojnë kompanitë energjetike.
 
Report Tv ka zbardhur vendimmarrjen e mbledhjes së Bordit të datës 6 prill, në të cilën është vendosur që konsumatorët familjarë të vazhdojnë të paguajnë si më parë 9.5 lekë për kilovatorë, me një fashë të vetme tarifore; Operatori i Shpërndarjes OSHEE t’i paguajë Operatorit të Sistemit të Transmetimit për çdo kilovatorë energji të transmetuar 0.65 lekë, kurse Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të aplikojnë tarifën 1.45 lekë për çdo kilovatorë si çmim prodhimi.
 
Çmimet 1 prill-31 dhjetor 2017
Konsumatori familjar      9.5 lekë/kWh

Operatorët 
KESH tek OSHEE 
1.45 lekë/kWh
OST tek OSHEE  0.65 lekë/kWh
 
Biznesi
Deri 35 kv            9.5 lekë/kWh
Në orët pik         10.93 lekë/kWh 
Deri në 20 kv      11 lekë/kWh
Në orët pik         12.65 lekë kWh
Tarifa e aksesit  3.9 lekë/ kWh

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com