TIRANE- Ndërsa vëmendja e opinionit prej javësh është përqendruar të arbitrazhi me kompaninë çeke CEZ, një tjetër përplasje e shtetit shqiptar me një kompani të huaj ka kaluar pa vëmendje. Mbase edhe për shkak të faktit se në marrëveshjen në fjalë shteti shqiptar ka paguar vetëm 6.8 milionë euro dhe jo 95 milionë USD, si në paktin me CEZ për shmangien e arbitrazhit ndërkombëtar.
Kompania kroate e pajisjeve të transmetimit të energjisë elektrike “Dalekovod” njoftoi se ka arritur një marrëveshje pajtimi me vlerë 6.8 milionë euro me Operatorin e Sistemit të Transmetimit në Shqipëri.
6.8 milionë euro
Sipas njoftimit zyrtar të “Dalekovod”-it, të publikuar nga media kroate, OST ka rënë dakord ta paguajë si kompensim këtë shumë, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje, në lidhje me projektin për ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV Podgoricë¬Tiranë, që tashmë ka përfunduar.
Kompania kroate njofton më tej se kjo marrëveshje mbyll një mosmarrëveshje me anë të kompensimit financiar por, duke pasur parasysh praninë jo të vogël të “Dalekovod”-it në rajon, sidomos në Kosovë, hap mundësinë për vende të reja pune në Shqipëri.
Kompania prodhon linja të transmetimit, nënstacione, pajisje për rrjetin e tensionit të ulët, etj. Arritja e kësaj marrëveshjeje është njoftuar të enjten nga kompania kroate, ndërkohë Operatori i Sistemit të Transmetimit nuk e ka bërë ende publike. Nuk dihet në se kroatët kanë kërcënuar me proces arbitrazhi, por duket se çështja ka ngjashmëri me mbylljen e mosmarrëveshjeve me çekët e CEZ, ku shteti shqiptar pranoi të paguajë dëmshpërblim për të shmangur gjyqin.
Inaugurimi në 2011
Inaugurimi i finalizimit të punimeve në linjën e interkonjeksionit 400 kv Shqipëri – Mali i Zi u bë në Shkodër në vitin 2011. Në inaugurimin e kësaj linje interkonjeksioni ishin të pranishëm kryeministri Sali Berisha, zv.kryeministri i Malit te Zi Vuica Llazoviq si dhe Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë, Dirk Niebel.
Në ceremoninë e organizuar, kryeministri Berisha vlerësoi si më të rëndësishmet në sektorin ekonomik atë të investimeve në infrastrukturën e rezervave ujore dhe energjetikës.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com