TIRANE - Aksioni i OSHEE-së për vjedhje të eergjisë elektrike ka vënë në pranga 5 persona, mes të cilëve një punonjës policie i burgut të Peqinit si dhe një punonjës të OSHEE-së në këtë qytet.
Në prangat e policisë ka rënë Fatos Malkja me detyrë punonjës policie në burgun e Peqinit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar, i është zbuluar lidhje e paligjshme e energjisë.
Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe abonentët familjarë Viktor Haxhiraj, Nexhat Dokja dhe Drita Kasemi të akuzuar për vjedhje të energjisë.
Policia e Peqinit ka arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, edhe Kujtim Çela me detyrë, punonjës i OSHEE. Sipas policisë, Çela ka favorizuar me faturat e energjisë, katër abonentët e mësipërm të cilët kishin bërë ndërhyrje në matës.
Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme. Ndërkaq, aksioni i OSHEE-së për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, vijon në të gjithë vendin.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com