SHBA - Kongresmeni amerikan, Eliot Engel deklaron se shqiptarët duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të jenë të barabartë nga shtetit maqedonas. Ai ka theksuar se ka qenë i shqetësuar për ngjarjet në Kumanovë dhe krizën politike.

Jam i pakënaqur me mosrespektimin e Qeverisë së Maqedonisë së Marrëveshjes së Ohrit. Unë mendoj se ka shumë punë për të bërë, ngaqë mendoj se Maqedonia, është një vend i rëndësishëm, dhe aleat i Shteteve të Bashkuara. Ne kemi mbështetur këtë vend që të bëhet pjesë e strukturave euroatlantike. Por dua që të gjithë qytetarët e këtij vendi, duke përfshirë edhe shqiptarë, duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të jenë të barabartë", deklaroi Engel, pas një takimi që zhvilloi në Uashington me kryetarin e Lëvizjes për Reforma të PDSH-së, Ziadin Sela.

 “Së fundi jam edhe i shqetësuar me atë se çfarë po ndodh me komunitetin shqiptar në Maqedoni. Unë dëshirojë t'ju sigurojë me këtë rast që shqiptarët në Maqedoni, duhet të trajtohen njësojë si të gjithë qytetarët, të jenë me të drejta të plota dhe të pa nëpërkëmbura", deklaroi Engel, duke premtuar se gjatë disa javëve të ardhshme do të vizitojë Maqedoninë.

Marrë nga INA