/ATSH-MIA/ - SHBA-ja gjithmonë ka qenë mik i mirë i këtij vendi dhe do të vazhdojmë me mbështetjen tonë, deklaroi kongresmeni amerikan, Eliot Engel pas takimit në Shkup me kryeministrin, Nikolla Gruevski.
Engel, i cili gjendet për vizitë në vend, i shoqëruar nga delegacioni i përfaqësuesve të komunitetit shqiptaro-amerikan, deklaroi se Maqedonia mund të jetë shembull për bashkëjetesë në shoqëri multietnike.
Ai u shpreh optimist për zgjidhjen e krizës në vend.
"Unë gjithmon jam optimist dhe zakonisht kjo jep rezultate. Nuk kam këshillë për kryeministrin apo për këdo tjetër, por shpresoj se kjo krizë duhet të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur", deklaroi Egel.
I pyetur se çfarë mendonte përsa i përket çështjes së emrit, duke marrë parasysh vizitën e Koxias dhe qëndrimin
më të butë të qeverisë aktuale greke lidhur me këtë çështje, si dhe deklaratën e Menduh Thaçit se gjatë bisedimeve për krizën politike është diskutuar edhe zgjidhja për emrin, Engel theksoi se kjo mund të zgjidhet me kompromis.
/Shqiptarja.com