‘Engjëjt e Amerikës’ në ArTurbina, regjisori Arben Kumbaro: Solla një copë dashurie nga bota, për shoqërinë tonë

Një vepër provokative, një apel për të reflektuar, për të kuptuar të ndryshmit, duke nisur nga vetja mbi tema jetësore, si dashuria, homoseksualiteti, bindjet politike apo edhe ato fetare, na zhvendosën këtë fundjavë në Nju Jorkun e viteve ’90. Me “Engjëjt e Amerikës” të autorit Tony Kushner regjisori Arben Kumbaro ngjiti në skenën e “ArTurbinës” për publikut shqiptar veprën më ambicioze të dekadave të fundit në dramaturgjinë botërore. Regjisori Kumbaro sjell këtë vepër me dëshirën, që apeli i tij për më shumë tolerancë, mirëkuptim, dashuri edhe paqe, të mbizotërojë edhe në jetët tona.

 “Në fakt, ai është një sukses i përbotshëm. Ndihem i prekur, që preku suksesin edhe në Shqipëri. Kam thjesht dashur, që të bie një copë dashuri të botës kësaj shoqërie, që ka nevojë për më shumë paqe, tolerancë edhe mirëkuptim me njëri-tjetrin. Kur ti bie në skenë të ndryshimit nga ne, ti kupton shumë të ndryshëm pas tyre, që shpeshherë nuk e kuptojmë, përse luftojmë, përse grindemi. Kjo është, një copë dashurie nga bota, për shoqërinë tonë”, kështu shprehet regjisori, Arben Kumbaro, i cili dëshiron që vepra ‘të shkundë’ shpirtin e shqiptarëve.

Ndërsa, mbresat që morën nga kjo premierë edhe për artistët, që ndoqi nga afër shfaqjen ishin të mëdha.

“Një punë serioze e teatrit. Unë mendoj se kanë bërë një punë të lavdërueshme, mbi të gjitha do të thoja se është një punë profesionale. Ajo që është për t’u gjykuar sipas mendimit tim është merita e aktorëve, që kanë arritur të portretizojnë karakteret”, thotë regjisori edhe skenaristi, Leka Bungo.

Edhe për aktoren Eva Alikaj, shfaqja kishte nivel të lartë teatror.

“Një shfaqje shumë, shumë e bukur. Një nivel i jashtëzakonshëm, për skenën tonë teatrore”.  

Ndërsa, piktori Gazmend Leka, e cilëson këtë shfaqje, si një ndër më të rrallat, që kanë parë dritën e skenës gjatë viteve të fundit në teatrot tona.

“Është një shfaqje me kualitet shumë të lartë, është ndër të rrallat shfaqje që kam parë tek ne në këtë nivel. Mendoj se kemi aktorë, të rinj, por të jashtëzakonshëm. Kanë një meritë shumë të madhe regjisori, skenografi, kostumografi. Edhe pse shfaqja zgjat rreth dy orë kaloi shumë shpejt, të rrëmbente brenda vetes, ishte si gropë thithëse”, shprehet piktori Gazmend Leka.

 

Artistët që luajnë në këtë veprës janë Genti Deçka, Indrit Çobani, Donald Shehu, Laert Vasili, Luli Bitri, Luiza Xhuvani, Ina Gjonçi, Helidon Fino dhe Vasjan Lami. Vepra është përkthyer nga Ilir Baçi. Kostumografia është realizuar nga Berina Kokona, ndërsa skenografia është realizuar nga Ardian Kapo. Kompozimi nga Endri Sina edhe koreografia nga Kozeta Bakiu. “Engjëjt e Amerikës” është drama fituese e “Tony Awards”, “Pulizer Prize”, “Drama desk”. Shfaqja “Engjëjt e Amerikës” do të vazhdojë që të ngjitet në skenën e ArTurnibës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja