Leka Bungo: Letër për znj. Aurora Polo, 'jepni dorëheqjen nga gara për emërimin në postin e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së'

Leka Bungo: Letër për znj. Aurora Polo, 'jepni dorëheqjen nga gara për emërimin në postin e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së'

Leka Bungo

Zv.drejtore e Radio Televizionit Shqiptar

(Letra është personale)

Zonja Polo,

Statuti i RTSH-së, ndër të tjera, në Nenin 10, Pika 1, Germa C, saktëson:

“Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së… duhet të ketë përvojë pune jo më pak se dhjetë vjet, nga të cilat pesë vjet në pozicione menaxhimi NË MEDIA, institucione publike (jo administrative), në sektorin privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe dixhitale.”

I njëjti kriter është i detyrueshëm edhe për emërimin e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm.

Megjithatë, ish-Drejtori i Përgjithshëm, në shkelje të Statutit, ju ka emëruar Zv. Drejtore, dhe ju keni kryer funksionet e saj për disa muaj, edhe pse Këshilli Drejtues, nomenklaturë e të cilit jeni pjesë, ka REFUZUAR emërimin tuaj.

Befas, në një nga mbledhjet e Këshillit Drejtues, ju u emëruat me shumicë votash në pozicionin e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm.

Padyshim, emërimi juaj ishte i ligjshëm, pasi vendimi u mor me shumicë votash. Megjithatë, sipas gjykimit tonë, ai ishte i paligjshëm për anëtarët e Këshillit Drejtues.

Gjithsesi, në një rast të tillë, ju nuk mund t’i shmangeni përgjegjësisë morale, pasi ishit e vetëdijshme që emërimi ishte në kundërshtim me Statutin e RTSH-së.

2. Kandidatura juaj për Drejtor të Përgjithshëm

Zonja Zv. Drejtore, pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm, ju keni aplikuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm.

E keni bërë këtë edhe pse jeni e vetëdijshme se, ashtu si në rastin e emërimit tuaj të parë, edhe për postin e Drejtorit të Përgjithshëm ekziston e njëjta pengesë ligjore:

Kriteri i përcaktuar në Statut - Neni 10, Pika 1, Germa C.

Këmbëngulja dhe etja e domosdoshme për t’u ulur në karrigen e Drejtorit të Përgjithshëm ju ka “errësuar vështrimin”, saqë nuk ju lejon të lexoni as Statutin.

Këmbëngulja juaj e pashpjegueshme ka zvarritur procesin zgjedhor për zgjedhjen e Drejtorit të ri të institucionit.

Nëse mendoni se mund ta realizoni pikësynimin tuaj ashtu si atëherë kur u ulët në karrigen e Zv. Drejtorit, gjykoj se gaboheni.

Duke u nisur nga sa më sipër, do t’ju këshilloja të jepni dorëheqjen nga gara për emërimin në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.

Me respekt,

Leka Bungo

Kryetar i Këshillit Drejtues

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH)/ Tema

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për moskallëzim krimi, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë

Në kërkim për moskallëzim krimi, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë