Enigma e Covid-19: Cila është përgjigja e sistemit imunitar?

Enigma e Covid-19: Cila është përgjigja e sistemit imunitar?

Një studim i ri është në proces për të kuptuar se si i përgjigjet sistemi imunitar koronavirusit. Shkencëtarët nga 17 qendra kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar janë duke u përpjekur t’u përgjigjen pyetjeve të tilla si dhe sa zgjat imuniteti dhe pse virulenca e virusit ndryshon aq shumë.

Mala Maini, një imunologe virale nga universiteti “College” në Londër, e cila po udhëheq një nga ekipet e kërkimit tha se përgjigja jonë imunitare ndaj një virusi është me të vërtetë ajo që dikton se si reagojmë kur infektohemi, sa sëmuremi kur marrim një infeksion akut, sa kohë jemi mbrojtur pasi kemi pasur infeksion dhe sa mirë mund t’i përgjigjemi një vaksine.

“Sistemi imunitar është themelor i gjithçkaje që është kryesore për përgjigjen ndaj këtij virusi.” Që kur u shfaq virusi për herë të parë, shkencëtarët kanë garuar për të mësuar se si trupat tanë reagojnë ndaj infeksionit.

Maini thotë se për rastet e lehta deri tek të vështira të Covid-19, duket se përgjigja imune është aq e madhe sa do të duhet një libër shkolle për ta shpjeguar.

“Të gjithë përbërësit e duhur të këtij sistemi imunitar komplekse duket se po punojnë mirë,”shpjegoi mjekja.

Por studimi shpreson të zbulojë rolin që luan sistemi imunitar në raste më të rënda. Po ashtu, po kërkon përgjigje për faktin sa zgjat imuniteti. Këtë javë, studiuesit në Hong Kong raportuan rastin e parë të dokumentuar të ri-infektimit. Paul Moss, hetuesi kryesor i studimit nga universiteti i Birmingham, tha se duhet të studiojmë sa më shumë këtë ndikim tek rastet e rënda.

Ai tha se ishte diçka shqetësuese që përgjigja imune ndaj Covid-19 zbehej me kalimin e kohës.

Studiuesit gjithashtu kanë për qëllim të zbulojnë nëse disa njerëz kanë imunitet përpara se të infektohen. Disa studime të mëparshme kanë treguar se nëse njerëzit preken nga viruse të tjera më parë, kanë imunitet për Covid-19.

Moss tha që një pyetje kryesore ishte të zbulojnë nëse infeksionet e tjera respiratore mund t’ju mbrojnë nga  Covid-19 ose t’ju sëmurin më shumë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale