Eno Peçi rikthehet në Tiranë
me premierën “Exil-Deja vu”

Eno Peçi rikthehet në Tiranë<br />me premierën “Exil-Deja vu”<br>
Eno Peci, solisti i parë i Operës së Vjenës, vjen për herë të parë në Shqipëri me një krijim të tijin si koreograf. Ai do të ngjisë në skenë premierën “Exil-Deja vu” me balerinët e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. 


Premiera e kësaj shfaqjeje është më 25 nëntor dhe 26 nëntor, në sallën e Universitetit të Arteve.

Eno Peçi ka mbi 15 vjet që punon në Operën e Vjenës dhe është zgjedhur të interpretojë edhe në koncertin e shumëpritur në gjithë botën me rastin e Vitit të Ri. Vitet e fundit ai ka nisur të bashkëpunojë edhe me Teatrin e Moskës si koreograf.

Balerini shqiptar është vlerësuar nga kritika botërore për një interpretim tepër kompleks duke nisur që nga roli që spikat atë që duhet transmetuar tek shikuesi, te sinkronizimi i lëvizjeve personale me muzikën, sinkronizimi i lëvizjeve me balerinën ose me grup balerinësh. Me linjën e saktë të dhe figurat që krijon Eno Peçi ka krijuar një profil origjinal.

Gjatë katër viteve të fundit Eno është marrë me koreografi dhe është pritur shumë mirë si nga kolegët e tij balerinë, ashtu edhe nga kritika dhe publiku.



[gallery]24811[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë