TIRANË  - Më 16 tetor komunistët festojnë 107-vjetorin e lindjes së ish-diktatorit Enver Hoxha dhe si çdo herë edhe këtë vit do të ketë festë për ta. Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës në Shqipëri Muharrem Xhafa thotë se në ceremoni do të jenë të ftuar të gjithë, edhe krerët e partive të majta progresiste, Edi Rama dhe Ilir Meta, por përjashtohen nga festa ballistët dhe Partia Demokratike.

“Në datën 16 tetor në orën 10:00, do të shkojnë për të bërë homazhe tek varri i Enver Hoxhës, përfaqësues të Partisë së Punës së Shqipërisë nga rrethe të ndryshme të vendit, përfaqësues të Partisë Komuniste 8 Nëntori dhe komunistë të tjerë. Mirëpresim dhe ftojmë krerët e partive të majta progresiste në Shqipëri. Do t’i mirëpresim. Enver Hoxha nuk ishte vetëm komunist, por ishte udhëheqës i popullit. Ndaj, presim partitë e majta progresiste. Përjashtojmë ballistët dhe PD”, thotë ai.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)