Enver Hoxha: Rebelime te forcat 
xhenio, sulmuan depot e armëve

Enver Hoxha: Rebelime te forcat <br />xhenio, sulmuan depot e armëve
TIRANE- Ata djem të rinj që kishin njolla në biografi, apo që dikur ishin dënuar në burgjet komuniste diskriminoheshin edhe në radhët e ushtrisë. Pas rekrutimit, atyre nuk u jepej armë, sikurse ndodhte me çdo ushtar tjetër. Të gjithë këta rinj dërgoheshin në repartet e forcave xhenjo dhe nga oficerët shiheshin gjithnjë me dyshim. Ish-ministri i mbrojtjes  Simon Stefani i raporton Enver Hoxhës në mbledhjen e sekretarëve më 14 dhjetor 1983 në këta elementë ishin kthyer në shqetësim në radhët e ushtrisë.

Ndërsa tregon se cilët sektorë në ushtri punonin mirë, Hoxha e ndërpret dhe i thotë: “Nuk pyes kush shkon mirë, po dua të di ku shkojnë më dobët punët? Këtë dua unë të më sqarosh”. Pas kësaj ish-ministri i mbrojtjes Simon Stefani flet për problemet që ka me divizionet e veriut, sidomos atë të Pukës e të Shkodrës, ku në repartet e xhenios ishin shënuar edhe më shumë shkeljet e disiplinës dhe tw rregullave, duke e justifikuar këtë me rebelimin e djemve të rinj të rekruatuar në ushtri nga familje me qëndrim jo të mirë politik apo në radhët e ish të burgosurve.

“Në këtë njësi ka thyerje të disiplinës nga ana e ushtarëve, po qëndrime jo korrekte ka edhe nga ana e oficerëve ndaj ushtarëve. Atje ka edhe largime të ushtarëve nga repartet”, thotë Simon Stefani, ndërsa shpjegon se edhe disa oficerë kanë mbajtur qëndrime jo korrekte, pasi ushtarët që thyejnë disiplinën i qëllojnë edhe me pëllëmbë.

“Kur ushtarët shkelin disiplinën, kur shkelin rregulloret, apo kur largohen pa leje nga reparti, oficerët nuk përdorin si dhe sa duhet metodën e bindjes në bazë të rregulloreve, bile ka pasur raste që është përdorur edhe forca kundër ndonjë ushtari”, e sqaron Simon Stefani udhëheqësin Enver Hoxha.

Sipas tij, në këto reparte edhe disiplina është më e dobët, madje në divizionin e Pukës dhe në atë të Shkodrës sipas tij, në atë vit (1983) ka pasur edhe tentativa për të hapur depot e armëve. Simon Stefani saktëson se në Pukë “na janë vjedhur nja dy armë, kurse në Shkodër para ca ditësh na janë vjedhur ca kapsolle për ndezjen e dinamitit”.
Edhe pse duket alarm i çuditshëm, dhe gati i palogjikshëm për ta cilësuar këtë argument si orvatje për të hapur depot e armëve, për udhëheqësit komunist duket se perceptimi është tjetër. Ata diskutojnë pas kësaj me seriozitet, duke analizuar se mund të ndodhin vjedhje të armëve dhe lëndëve plasëse në një kohë kur çdo objekt ruhej me roja që paguheshin nga shteti.

Ish-ministri i mbrojtjes, sqaron Hoxhën dhe Ramiz Alinë se në rastet e vjedhjeve hajdutët kishin hyrë nga dritaret e depove dhe se kapsollat dhe dinamitin i vidhnin për të vrarë peshq në lumë e liqen. Dokumentin e plotë mbi këtë çështje e sjellim më poshtë së bashku me faksimilet e procesverbalit të dalë nga kjo mbledhje e sekretarëve të komitetit qendror në dhjetor 1983.  
 
 
Lexoni të plotë dokumentin ekskluziv të asaj çfarë u tha në mbledhjen e sekretarëve më 1983, duke klikuar linkun në Shqiptarja.com (versioni online)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit