TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se shumë shtete në botë po përjetojnë një valë të dytë të COVID-19, duke regjistruar një numër të lartë të rasteve të reja, por pavarësisht kësaj, situata është më optimiste se në kuajt e parë të pandemisë. I ftuar në Report Tv, Alimehmeti tha se në ndryshim me muajt e kaluar, numri i vdekjeve është më i ulët.
"Shumë shtete janë duke pasur një valë të dytë, ku shifrat janë të rëndësishme si Franca, Italia, SHBA e me radhë. Edhe në këto shtet të mëdha nuk krahasohet vdekshmëria e marsit me ato aktuale edhe pse rastet e reja janë në të njëjtat nivele. Vdekjet nuk po shoqërojnë numrin e rasteve të reja. Nuk e ndjek grafiku i vdekjeve ato të rasteve të reja, siç ndodhte në mars", tha Alimehmeti.
E njëjta panoramë ofrohet edhe në Shqipëri. Alimehmeti tha se numri i vdekjeve në vendin tonë për muajin shtator është më i ulët se ai në gusht. "
"Në gusht numri i fatalitete ishte më i lartë se në muajin shtator. Nuk krahasohen periudhat. Në verë kemi pasur një shoqëri totalisht të hapur, ndërsa në fillim të pandemisë masat shtrënguese ishin shumë të forta. temperaturat e karta e ulin pak transmetueshmërinë se vetë imuniteti i njeriut është më i lartë", tha ai.
Mjeku ka vënë theksin te ruajtja e distancës dhe kujdesi i shtuar që duhet të kenë moshat e mëdha.
"Risku është qartësisht rritet me moshën dhe me lidhjen e sëmundjeve të tjera Duhet të kemi kujdes moshat e mëdha, duhet të shmangim grumbullimet, se distanca e mungesa e njerëzve rreth e rrotull nesh është mbrojtja më e mirë", përfundoi Alimehmeti.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndahet nga jeta politikani dhe aktivisti Arben Tafaj, u rrëzua nga lartësia në banesën e tij në Dajt, Veliaj: Humbje e madhe
3 Dhjetor, 10:46
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për gjykim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Dështimi me mosbindjen civile/ Meçe: PD e reduktuar në sektin berishian! Çaça: Organizimi linte për të dëshiruar
8 Tetor, 21:49
-
Ndarja nga jeta e Gert Bogdanit/ Alimehmeti: Iku një djalë fisnik, pinjoll i një familje të madhe! Nesturi: Imazhi i tij bënte ndryshim! Çaça: Ishte mik me të gjithë
18 Shtator, 22:09
-
Vota gri dhe diaspora/ Nesturi: PS më e avantazhuar! Alimehmeti: PD është prapa, nuk kemi kohë
18 Shtator, 21:51
-
Opozita nesër në shesh/ Avokati Karaj në 'Repolitix': Këto protesta nuk sjellin produkt! Nesturi: Do festojnë marrjen e vulës
10 Korrik, 21:43
-
Spahiu: SHBA paralajmëroi ashpër Ramën, kur emëroi Ilir Beqajn me dosje penale të hapur
4 Korrik, 21:39
-
'Cirku' me pacientët tek Onkologjiku/ Alimehmeti në 'Përballje': Është vetëm një episod, kjo dramë ka dhe aktorë të tjerë
26 Qershor, 15:19
-
Pjesë e grupit të Bashës, Hasa: E identifikojmë veten si demokratët euroatlantikë! Berisha deshi luftë civile brenda partisë! Alimehmeti: Deputetët po lëvizin nga kahu i PD-së
18 Qershor, 21:34
-
Politika në tehun e drejtësisë, avokati në '5 Pyetjet': Dumani dha një raport serioz para KLP-së! Blushi: Hetimet e SPAK të vonuara
8 Prill, 21:16
-
Vaksina e fruthit shkakton autizëm? Mjeku Alimehmeti del garant: Shkenca e rrëzoi si tezë! Është virusi më ngjitës që njohim, të lodh më tepër se gripi
30 Janar, 19:02
-
Qeveria mblidhet në Shëngjin/ Në Repolitix', Krashi: Kohë për të reflektuar ku punohet keq! Soko: Larg realitetit! Ironizon Alimehmeti
9 Janar, 21:43