Epidemiologu Simaku: Rastet me COVID do vijojnë të mbeten të ulëta edhe për disa javë, në shtator pritet valë infektimesh

TIRANË- Situata nga koronavirusi është përmirësuar ndjeshëm javët e fundit, ndonëse pati një numër të lartë infektimesh për shkak të lehtësimit të masave dhe turistëve të ardhur nga sezoni turistik. Epidemiologu Artan Simaku tha në Report Tv se rastet janë ulur ndjeshëm dhe kjo qëndrueshmëri e infektimeve do të vijojë edhe në javët në vijim. Në një intervistë më gazetarin Arbër Hitaj, epidemiologu theksoi se në dimër pritet sërish një valë infektimesh.

“Nga fundi i muajit korrik numri i rasteve paraqet një trend në rëne dhe variantet dominues siç ishte parashikuar është varianti BA5 që shkaktoi rritjen e rasteve në stinën e verës dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë kontinentin Europian. Trendi në rënie do të vazhdojë edhe në javët në vijim për të ardhur në atë valën e stinës së dimrit nga muaji nëntor dhjetor”, tha Simaku.

Simaku thotë se në vendin tonë, ashtu si në Europë po qarkullon varianti BA5 që është më lehtë i transmetueshëm, por ka simptoma të lehta.

“Simptoma të lehtë, por duhet theksuar se për personat me risk mbi 65 vjeç, të pavaksinuar, mund të shkaktojë sëmundje të rëndë, deri në vdekje. Duhet të jenë plotësisht të vaksinuar, me tre doza.  Ata që kanë marrë dozën e tretë duhet të marrin edhe të katërtën”, vijoi ai.

Epidemiologu u bëri thirrje të gjithë personave mbi 65-vjeç që t’i marrin të gjitha dozat e vaksinës pasi ata janë grupmosha më e rriskuar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë