Afro 1 milion euro trafik dhe shpërndarje droge në 2 vite në lokalet e Tiranës. Përfundojnë në burg 24 të arrestuarit e operacionit “Epilog” mes tyre dhe dy femra. Masat e sigurisë për të prangosurit e Policisë së Tiranës janë përmbyllur këtë të dielë në Gjykatën e Tiranës ku është caktuar arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.
Në seancën gjyqësore prokurori Enklid Gjini renditi një sërë provash që faktojnë përgjegjësinë e të arrestuarve në shpërndarjen e drogës mes tyre dhe përgjimet telefonikë deri në këtë fazë të hetimit.
Ditën e sotme u lanë në burg: Donard Belaj, Aurora Liço, Eni Malaj, Haki Belaj, Alkan Markaj,Atrias Çizmja, Sonila Dinoshi, Astrit Beka.U dënua me burg: Julian Bushati, detyrim paraqitje për Erald Xhajën
Ndërkohë policia po punon për arrestimin e 5 personave të shpallur në kërkim, të cilët dyshohet se kanë ikur ilegalisht jashtë vendit për t'iu shmangur drejtësisë.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

arrestuarit për drogë, 5 në kërkim">