Artur Ajazi: Epoka Rama

Artur Ajazi: Epoka Rama

Kryeministri Edi Rama

Kush bën epokë, ka bërë histori. Kuptimi i saj mbetet periudha e gjatë dhe e rëndësishme historike, që dallohet nga disa tipare të veçanta zhvillimi, një periudhë që lidhet me ngjarje të mëdhe të një kthesë të rëndësishme në zhvillimin e vendit.  Në ditët e sotme,kur lëvdon një kryeministër,president, ministër apo diçka të ngjashme, menjëherë të thonë “po i servilosesh, të paska blerë”. Ka ndodhur kjo  në fakt për 30 vjet në Shqipëri. Gazetarë, analistë, pronarë mediesh, janë vënë rëndom në shërbim të pushteteve, dhe kanë marrë ndoshta me të drejtë epitete të tilla, të mësuar nga koha kur qeveriste Sali Berisha.

Por sot po ndodh krejt ndryshe. Ky vend po përjeton prej 8 vitesh e ca, diçka ndryshe, diçka të natyrshme, po përjeton një tjetër histori, një epokë. Edi Rama po e vendos emrin dhe veprën e tij në pidestal me atë ç’ka ka arritur, ç’ka po arrin, dhe  me objektivat e së ardhmes. Nuk mbaj mënd një premtim të tij të parealizuar. Qysh nga dita e parë kur u bë kryeministër i vendit, bilancet flasin pozitivisht për njeriun që premtoi një Shqipëri ndryshe, një ekonomi ndryshe, një sistem drejtësie ndryshe, një politikë fikskale ndryshe, një politikë të jashtme ndryshe, një zhvillim ndryshe në arsim, shëndetësi, polici, ushtri, dhe marrëdhëniet me fqinjët.Pas 2 mandateve të para qeverisëse, ai ka shkërrmoqur mesjetën moderne shqiptare, dhe  me të drejtën morale  Edi Rama mund të deklarojë se “ja kemi dalë”, dhe ne e besojmë plotësisht atë. Nuk ka vend ndoshta të rradhisim çfarë bëri  sapo erdhi në pushtet me borxhet, ekonominë, ringritjen e biznesit dhe futjen në shinat e ligjit, por ja vlen të ndalemi në përballimin me sukses dhe dinjitet, të dy krizave më të rënda që ka patur vendi në dekadën e fundit. Tërmetin, rindërtimin, pandeminë dhe vaksinimin.

Askush si Shqipëria nuk i përballoi me sukses këto dy kriza, ku e fundit ishte dhe mbetet globale.Ekonomia e vendit po rritet përtej çdo parashikimi, ndërkohë që Edi Rama po realizon në afatet e caktuara ndërtimin e qendrave të reja të banuara, si askund tjetër. Askush nuk e kishte menduar dhe askush nuk e kishte besuar, se vendi do të siguronte një sasi kaq të madhe vaksinash në një kohë rekord, kur dihet se vende të mëdha dhe me potenciale të konsiderueshme ekonomike, akoma janë në fazën e pritjes së tyre nga kompanitë prodhuese. Të drejtosh një vend, nuk do të thotë të japësh vetëm urdhëra, por të shkelësh çdo pëllëmbë të tij- thosh një kokë e madhe botërore.

Nuk vlen vetëm të firmosësh emërime dhe shkarkime ministrash, zv/ministrash apo drejtorësh, por pushteti  yt,merr kuptim kur gjendesh pranë atyre që kanë humbur strehën, punën, paranë, dhe u rrezikohet jeta. Edi Rama këtë ka bërë, dhe vazhdon ta bëjë pa kthim pas. Ai erdhi në pushtet në momentin e duhur, kur ky vend ishte katandisur në njollë të zezë për Ballkanin dhe Europën. Siç bëri me gardhiqet dhe getot e Tiranës sa ishte kryetar bashkie, ashtu e nisi edhe me “malet” e paligjshmërisë që kishin mbytur çdo qelizë të vendit.

Pazare dhe shaka me ligjin dhe fatet e vendit, Edi Rama nuk ka pranuar të bëjë, dhe ndoshta ky është dhe “çelësi” suksesit, dhe veçantia e tij. Një kryeministër qeveris për të lënë  pas gjurmët e tij, për të lënë pas veprat e tij, duke investuar emrin dhe aftësitë e tij. Falë tyre, Edi Rama është sot kryeministri më i “lakmueshëm” në Rajon dhe më gjerë. Ai ka ringritur emrin dhe lavdinë e shqiptarëve, dhe është një zë i fuqishëm në kanceleritë europiane. Kjo është epoka Rama, kjo është koha e tij, fuqia e tij, për të cilat çdo shqiptar ndjehet krenar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar