Erdhën nga Mali i Zi, por mbeten mes katër rrugëve në Shkodër! Zgjidhet problemi, arrijnë në shtëpi 13 shqiptarët

Zgjidhet problematika e qytetarëve që ngelën në Shkodër të bllokuar për shkak të ndalimit të qarkullimit. Një shofer furgoni doli vullnetar për të dërguar personat në fjalë në destinacion.

Nga policia është dhënë autorizimi për të lëvizur mjeti drejt Tiranës dhe Durrësit. Por si ishte problemi? 13 punëtorët shqiptarë erdhën nga Mali i Zi dhe mbetën në Shkodër, pasi qarkullimi ishte bllokuar. Në kushtet kur hotelet dhe gjithcka është mbyllur, ata i bënë thirrje policisë që të lëshojë një autorizim për një makinë që t'i transportonte në Tiranë dhe Durrës në banesat e tyre.

Shqiptarët kishin 2 javë që punonin në Tuz por pas situatës së koronavirusit u kërkua që të largoheshin. Në kufi u testuan dhe rezultuan negativ duke marrë autorizimin që ishin të pastër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm