Erdogan kundër anëtarësimin të Finlandës dhe Suedisë në NATO: Delegacionet e tyre të mos vijnë Turqi
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sërish ka shprehur kundërshtimin e tij për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Gjatë një konference për media në Ankara së bashku me homologun e tij nga Algjeria, Erdogan tha se delegacionet e këtyre dy shteteve, që pritet javën e ardhshme të qëndrojnë në Turqi, nuk duhet të shkojnë në Turqi nëse ata shpresojnë që ta bindin Ankaranë për të ndryshuar mendje sa i përket anëtarësimit të tyre në aleancën ushtarake perëndimore.
Erdogan më 16 maj i akuzoi Finlandën dhe Suedinë se kanë dështuar të kenë një qëndrim të fortë kundër militantëve kurdë dhe kanë vendosur sanksione ushtarake ndaj Turqisë.
“Asnjëri nga këto dy shtete nuk ka një qëndrim të hapur, të qartë dhe të fortë kundër organizatave terroriste”, tha Erdogan.
“Ne nuk mund të themi ‘po’ për ata që kanë vendosur sanksione ndaj Turqisë për anëtarësimin në NATO, që është një organizatë e sigurisë”, shtoi lideri turk.
Lideri turk e përshkroi Suedinë si “qendër inkubacioni për organizatat terroriste”, duke pretenduar se disa anëtarë të Parlamentit të saj mbështesin Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, që është në kryengritje ndaj Turqisë që nga viti 1984, konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Finlanda dhe Suedia kanë njoftuar zyrtarisht se do të aplikojnë për anëtarësim në NATO, teksa janë rritur shqetësimet në këto dy shtete nordike pas pushtimit rus të Ukrainës.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
53.9%
-
JO
40.3%
-
NUK E DI
5.8%
Vota total: 2704
Lajme të tjera
-
A mund ta mbrojë NATO-ja Evropën Lindore?
2 Korrik, 07:50
-
Erdogan paralajmëron: Turqia nuk dëshiron të hyjë në luftë me Greqinë, por do të vazhdojë t'i përgjigjet shkeljeve ajrore
1 Korrik, 20:49
-
Zbulohen detaje nga takimi i NATO-s! Ja çfarë armësh të reja i janë premtuar Ukrainës
1 Korrik, 18:22
-
Kryebashkiaku suedez takim me Veliajn: Ura bashkëpunimi mes të rinjve, hapa përpara me digjitalizimin
1 Korrik, 16:29
-
Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA, Ministri i Mbrojtjes: Forcojmë praninë në misionet e NATO-s
1 Korrik, 16:14
-
Negociatat, Rama: Macron meriton mirënjohje, Maqedonia të pranojë propozimin! Samiti i NATO-s? Do të kemi bazë ushtarake në Durrës, vlerë strategjike
1 Korrik, 13:11
-
Rusia dhe Kina kritikojnë NATO-n pasi aleanca i akuzoi për kërcënim të stabilitetit global
1 Korrik, 10:52
-
Greqia kërkon zyrtarisht të blejë avionë luftarakë F-35 nga SHBA-ja
30 Qershor, 22:34
-
Rama kthehet në Shqipëri pas samitit të NATO-s: I rëndësishëm për kontributin tonë në Aleancë dhe zgjidhjen e ngërçit për integrimit në BE
30 Qershor, 21:35
-
Plator Nesturi: Protesta që nuk i shërben PD-së, por ekstazës para turmës
30 Qershor, 20:54
-
VIDEO/ Gafa e Biden në samitin e NATO-s, ngatërron Suedinë me Zvicrën
30 Qershor, 19:48
-
Sot dita e tretë e samitit të NATO-s, Stoltenberg: Diskutuam se si mund të nxirret gruri nga Ukraina! Johnson: Fatkeqësi për botën nëse Putini fiton luftën
30 Qershor, 09:09