Presidenti Erdogan nis fushatën për zgjedhjet presidenciale në Turqi

Presidenti Erdogan nis fushatën për zgjedhjet presidenciale në Turqi

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka nisur fushatën e tij për një tjetër mandat presidencial të shtunën, duke premtuar se do të triumfojë kundër opozitës të dobët, raporton Reuters. Pavarësisht se ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij, Erdogan ka organizuar një takim në Izmir, qytet që njihet si bastion i partisë opozitare, CHP. Ai ka premtuar fitore para mijëra personave, derisa e ka cilësuar diktator liderin e partisë CHP, Kemal Kilicdaroglu.

“Unë besoj se do të shënojmë histori në politkë më 24 korrik me një numër rekord të votave në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale”, tha Erdogan.

Nëse Erdogan fiton në këto zgjedhje, ai kthehet në presidencë me kompetenca të reja, të miratuara në referendumin e vitit të kaluar. Javën e kaluar, Erdogan ka njoftuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme, duke thënë se Turqisë i duhet më shumë fuqi presidenciale për t’u ballafaquar me sfidat ekonomike dhe luftën në Siri.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit