/ATSH-AFP/ - Presidenti islamo-konservator turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh i shqetësuar, në takimin me papa Françeskun, i cili zhvilloi një vizitë në Turqi, për rritjen e shpejtë dhe serioze të islamofobisë duke u bërë thirrje të krishterëve dhe myslimanëve të luftojnë së bashku për ta frenuar.
"Paragjykime zhvillohen mes botës myslimane dhe të krishterë. Islamofobia është rritur ndjeshëm dhe në mënyrë të shpejtë. Ne duhet të punojmë së bashku kundër kërcënimeve që shfaqen në planetin tonë, intolerancës, racizmit dhe diskriminimeve", deklaroi Erdogan pas një takimi me papa Françeskun në Ankara.
Presidenti turk, shprehu gjithashtu keqardhje për "retorikën e dyfishtë" të komunitetit ndërkombëtar përsa i përket kërcënimit terrorist duke përmendur gjithashtu regjimin e presidentit sirian, Bachar al-Assad dhe Izraelin.