Erdogan: Turqisë i duhet një kushtetutë e re ‘civile’

Erdogan: Turqisë i duhet një kushtetutë e re ‘civile’

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi ka nevojë për një kushtetutë të re civile, jo në kushtetutë të bërë në baza ushtarake.

“Ndoshta ka ardhur koha që Turqia të debatojë një kushtetutë të re. Puna duhet bërë para njerëzve, me angazhimin e pjesëmarrësve të tyre në një formë transparente dhe formulimi të ketë miratimin e popullit”.

Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion, presidenti turk kujtoi se dy kushtetutat e fundit: ajo e vitit 1961 dhe ajo e vitit 1982 ishin hartuar pas dy grushteve ushtarake shteti dhe kishin gjurmë “të pashlyeshme” të “tutelës ushtarake”.

Erdogan tha se kushtetuta e re duhet të jetë një "civile" por nuk u zgjat shumë në argumentin e saj.

"Ndoshta ka ardhur koha që Turqia të debatojë për një kushtetutë të re," tha Erdogan. "Kjo punë duhet të kryhet para njerëzve dhe me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve të tyre në një mënyrë transparente dhe teksti duhet të paraqitet për miratimin e njerëzve."

Erdogan shtoi se ai do të diskutonte çështjen me aleatët e partisë së tij.

"Nëse arrijmë një mirëkuptim të përbashkët ... me partnerët tanë, ne mund të marrim masa për krijimin e një kushtetutë të re në të ardhmen," tha ai.

Në vitin 2018, Turqia kaloi nga një sistem parlamentar në një sistem ekzekutiv presidencial ku presidenti ka kompetenca të zgjeruara. Tranzicioni pasoi një referendum që ndryshoi shumë nene të kushtetutës së vitit 1982.

Erdogan, 66 vjeç, ka qeverisur me Turqinë si kryeministër ose president që nga viti 2002  dhe i ka mbijetuar një grushti shteti të dështuar. Më 2017 Turqia ndryshoi Kushtetutën duke i siguruar presidentit më shumë fuqi ekzekutive, dhe duke e zbehur fuqinë e pozitës së kryeministrit. Ai më pas fitoi zgjedhjet presidenciale më 2018. Ky është mandati i parë nga dy mandatet e mundshme pesë-vjeçare sipas rregullave. Burgosja e kundërshtarëve politikë dhe sulmi ndaj lirive civile janë shoqëruar me probleme ekonomike që analistët e kanë hedhur fajin te keq menaxhimit financiar. Lira turke ka rënë ndjeshëm që nga viti 2018.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/02/2021 03:26

    Tani , kur t'a besh te re,kushtetuten, do kete gjurmet e <<tuteles erdoganiste>> !! Musolini i Stambollit,po punon per te siguruar fronin e perjetshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve