Erdogan zbulon mënyrën si të luftohet varfëria, paralajmërim të fortë për Sirinë

Erdogan zbulon mënyrën si të luftohet varfëria, paralajmërim të fortë për Sirinë

Presidenti i Turqisë, Erdogan

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se në botë ndoshta nuk do të kishte varfëri, nëse muslimanët e vendeve të pasura me naftë në vendet e varfra do të jepnin zeqatin, përkatësisht lëmoshën që japin muslimanët në mundësi, në baza vjetore 2,5 për qind nga pasuria totale e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, në pallatin presidencial në Ankara pranoi koordinatorët e Agjencisë për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) dhe me këtë rast foli mbi ngjarjet aktuale. “Apeloj veçanërisht te vendet muslimane të pasura me naftë. Nëse ata do të jepnin vetëm zeqatin vendeve të varfra, bota ndoshta nuk do të ishte e varfër”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se vendi i tij është i vendosur të përballet me ata që janë këmbëngulës në qëllimin e tyre për të shkatërruar plotësisht Sirinë. “Ne jemi të vendosur për të rindërtuar Sirinë dhe progresin në këtë vend për t’i rezistuar organizatat dhe forcat të cilat janë të vendosura në synimin që Sirinë ta rrafshojnë me tokën”, theksoi presidenti Erdoğan.

Erdoğan iu referua edhe aktiviteteve që TIKA i ka zbatuar në vende të ndryshme të botës, duke theksuar se Turqia është vendi i gjashtë në botë kur bëhet fjalë për ndihmë në fushën e zhvillimit, ndërsa nga të ardhurat kombëtare është vendi i katërt në botë.

“Gjatë historisë sonë si një vend dhe si një komb, ne gjithmonë u sollëm me bujari. Në këtë mënyrë, ne ruajmë amanetet e paraardhësve tanë dhe kjo është trashëgimia që kemi marrë. Ne e dimë se pas shumë problemeve, fshihet një shpërndarje e padrejtë e të ardhurave”, deklaroi Erdoğan.

Turqia, siç theksoi presidenti Erdoğan, përmes hapave që ka bërë në 15 vitet e fundit, është bërë vendi që ofron më shumë ndihmë në planin humanitar dhe në atë zhvillimit. Presidenti turk poashtu tha se Turqia është e dyta në botë në vitin 2016, pas SHBA-ve, dhe se ka siguruar 6 miliardë dollarë ndihma humanitare dhe zhvillimore në vendet e tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim