Prej shumë muajsh, pozicionimi i kujdeshëm i Turqisë kundër ISIS-it zhgënjente Perëndimorët, por pas udhëtimit të fundit të Erdoganit në SHBA me sa duket gjërat kanë ndryshuar.
"Ne do të zhvillojmë bisedime me autoritetet përkatëse kët javë. Ne do të jemi aty ku duhet të jemi. Nuk mund të rrimë jashtë kësaj", tha Erdogani në një fjalim në forumin ekonomik botëror në Stamboll.
Ai shtoi se edhe një ndërhyrje tokësore mund të jetë e nevojshme.
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, theksoi dje se qeveria do të paraqesp sot një projektmandat ku autorizohet ndërhyrja e forcave të armatosura në Irak dhe Siri.
ATSH
