KESH vetëm në fillim të vitit u detyrua të merrte hua nga qeveria rreth 20 milionë USD për të blerë energji. Nga ana tjetër CEZ nuk paguante borxhet që i kishte KESH për arsye se vetë qeveria nuk i kishte shlyer borxhet e saj ndaj kompanisë. Një situatë e tillë borxhesh detyroi CEZ të kërkojë ndihmën e Bankës Botërore për të lëvruar garancinë financiare. Në kushtet të tilla duket se është qeveria ajo që është tërhequr. Vendimi i sotëm do të thotë që KESH do të marrë më pak para nga energjia që shet. Rrjedhimisht edhe buxheti i shtetit pritet të marrë më pak para. Ulja e tarifës së energjisë nuk prek direkt çmimin e energjisë tek qytetarët pasi është deklaruar që tarifa e tyre nuk do të ndryshojë
Presioni për uljen e çmimit që KESH i shet energjinë u rriti pas vizitës së kryeministrit Cek në Trianë. Në takimin me Berishën u kërkua rishikimi i tarifave të shitjes së energjisë. Në fillim të vitit ERE vendosi që tarifa e energjisë elektrike që KESH i shet CEZ të rrit nga 1.4 në 2.8 lekë për kilovat. Kjo për të mos prekur energjinë elektrike që u shitej konsumatorit.
(sg/shqiptarja.com)