ERE: Jo më licencim për prodhuesit e energjisë deri në 1MW

Të gjithë vetëprodhuesit e energjisë elektrike të lidhur në rrjetin kombëtar, me kapacitet të instaluar deri në 1 MW, nuk do të pajisen me licencë nga ERE. ERE njoftoi se e mori këtë vendim për krijimin e kushteve lehtësuese për futjen në rrjet të kapaciteteve të reja prodhuese, si dhe për heqjen e barrierave që mund të pengojnë futjen e pjesëmarrësve të rinj të tregut. Këto kategori prodhuesish kanë detyrimin të njoftojnë ERE-n, në çdo rast që fillojnë të ushtrojnë veprimtari në Tregun e Energjisë Elektrike. Për të përmbushur këtë vendim, ERE ka njoftuar kompanitë e energjetikës, OSSHE, KESH dhe OST.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra