Erinda Balanca 10 faqe raport për ‘shtypjen’ e protestave të PD, asnjë fjalë për dhunën ndaj policisë

Erinda Balanca 10 faqe raport për ‘shtypjen’ e protestave të PD, asnjë fjalë për dhunën ndaj policisë

Molotovët e përdorur nga opozita gjatë protestave në 2019

Avokatja e Popullit, Erinda Balanca, ka depozituar në Kuvend raportin e veprimtarisë gjatë vitit 2019. Dhjetë faqe nga ky raport, Balanca ia ka kushtuar protestave të organizuara nga PD-LSI gjatë vitit 2019, me qëllim shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, rrëzimin e qeverisë ‘Rama’, krijimin e një qeveria teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Protesta janë karakterizuar nga akte dhune, vandalizma dhe përplasje të organizuara, ku për rrjedhojë janë lënduar me dhjetëra policë dhe presues. Po si e pasqyron këtë realitet në raport Erinda Balanca, e cila u zgjodh në krye të Avokatit të Popullit me propozim të Lulzim Bashës, si produkt i marrëveshjes së 17 majit 2017, për ndarjen e pushtetit, në këmbim të daljes nga çadra para Kryeministrisë dhe pjesëmarrjes në zgjedhje? 

Në 10 faqet që Balanca i kushton protestës, flet vetëm për dhunën policore ndaj protestuesve, ndalimin e padrejtë sipas saj të protestuesve, hedhja e sasive të mëdha të gazit lotsjellës, për kufizimin e të drejtës së tubimit paqësor etj. Në raport nuk thuhet asnjë fjalë për dhunën ndaj policisë. “Policia e Shtetit ka hedhur sasi të mëdha të gazit lotsjellës mbi protestuesit. Shpeshherë duke mos u kufizuar se kishte të mitur të moshuar, gra apo qoftë edhe thjesht kalimtarë të tjerë që nuk kishin lidhje me protestën...Lidhur me këtë çështje Avokati i Popullit ka mbajtur qëndrimin e tij institucional duke u shprehur se, gazi lotsjellës është hedhur në mjaft raste në mënyrë të shpërpjesëtuar dhe ka penguar qytetarët të ushtrojnë të drejtën për tubim paqësor”, thuhet në raport.

Gjithashtu, sipas raportit, Avokati i Popullit “gjykon se kryerja e arrestimeve në flagrancë nga ana e policisë së shtetit, jo gjatë kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve të konsideruara vepër penale por në një moment të dytë të mëvonshëm, pas përfundimit të protestave apo gjatë orëve të natës nuk plotëson kushtet e  arrestit në flagrancë... Ambientet ku janë mbajtur dhe janë trajtuar këta të ndaluar/arrestuar në disa raste kanë qenë të papërshtatshme si dhe në kufijtë apo jashtë kapaciteteve për të përballuar këtë numër të lartë. Në kontaktet e realizuara me të ndaluarit grupet e punës kanë vërejtur se disa prej tyre kanë pasur ankesa për ushtrim dhune. Në përfundim, gjykata ka vleftësuar të ligjshme të gjitha arrestimet në flagrancë edhe pse në dokumentacionin e paraqitur nuk argumentoheshin kushtet e ekzistencës së flagrancës”.

Në këtë kuadër, Avokatja e Popullit Erinda Balanca i kërkon Kuvendit ndryshimin e Kodit Penal dhe të ligjit për tubimet, me qëllim që protestat të mund të zhvillohen pa marrë leje nga Policia e Shtetit si dhe pa një organizator, i cili duhet të mbajë përgjegjësi për mbarëvajtjen e protestës. “Me qëllim përmirësimin e legjislacionit në fuqi dhe krijimin e garancive për ushtrimin e të drejtës së tubimit, Avokati i Popullit thekson nevojën për ndryshime ligjore të Kodit Penal dhe të ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, i ndryshuar. Kuadri ligjor të sigurojë mbrojtje për të gjithë qytetarët që organizojnë ose marrin pjesë në tubime paqësore, duke përfshirë ato spontane, kundërprotestat dhe tubimet që nuk kanë një organizator të identifikuar në përputhje me udhëzuesit ndërkombëtarë për lirinë dhe të drejtën për tubime”, thuhet në raport.

Raporti

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 20/05/2020 22:53

    “Dhunë ndaj policëve” ?! Kur nfodhi?! U ka vajtur njeri në rajon a në shtëpi policëve per ti dhunuar?!

    Përgjigju
  • Tutu: 20/05/2020 19:28

    I takon asaj... mikesha e Edit...

    Përgjigju
  • FUNDËRINA erinda ballabajga: 20/05/2020 18:27

    Shikoni se çfar korupsjoni e ka zën Shqiprin ballabajga një hajdute një imorale është avokatja e popullit. O ZOT ÇFAR TMERRI. Kjo pise femër është bashkpuntore në vjedhjen e bregdetit e Edi palla e bëri ktë fundërrinën ballabajga avokate të popullit o ZOT ÇFAR PO I PUNOJN KTI KODOSH MILETI.

    Përgjigju
    • Populli: 20/05/2020 19:44

      Qelbesire je ti qe shan nje vajze intelektuale dhe korrekte. Po keshtu eshte kur paguhen funderrinat si ty per te perdhosur intelektualet

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar  (VIDEO)

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)